Kadri Veseli e mohon por Rrahim Hashimi shihet me të gjithë njerëzit e afërt të tij

Lajme

Kadri Veseli e mohon por Rrahim Hashimi shihet me të gjithë njerëzit e afërt të tij

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:32
Kadri Veseli e mohon por Rrahim Hashimi shihet me të gjithë njerëzit e afërt të tij

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, po thotë se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në aferën e fajdeve të udhëhequr nga krye mafiozi nga Mitrovica, Ismet Osmani. Pa sqaruar se a është njohur me këta persona, një nga liderët e vendit zgjodhi që të kritikojë edhe sistemin e drejtësisë. Veseli ka lënë pa sqaruar pse një nga pjesëtarët e partisë së tij është i përfshirë në rast, e as pse fytyra të njohura të partisë janë para tërë kohën në shoqërim të tij

Në shtator të vitit 2017-të, një nga personat e dyshuar për përfshirje në fajde, mashtrim e detyrim, Rrahim Hashimi, që njëherësh është edhe anëtar i Partisë Demokratike të Kadri Veselit, pati publikuar një fotografi me mbishkrimin “Fuqia e një ekipi nuk matet sa herë rrëzohet, por se sa herë ngritet”.

Ata që Hashimi, i njohur mirë nga organet e drejtësisë i konsideronte ekip, janë persona të afërt me krye parlamentarin Kadri Veseli, edhe ky i përmendur si përfitues në aferën e fajdeve.

Tash zëvendësministri, Bujar Cakolli, deputeti Hajdar Beqa, e anëtari i PDK-së, Artan Nimani shihen në krah të tij.

Fotografi si ajo e vitit 2017-të ka edhe disa të tjera, e Hashimi gjatë tërë kohës shihet me fytyra të njohur të partisë.

Rrahim Hashimi që është i vetmi person që lirua nga paraburgimi nga grupi i fajdeve, dikur madje kishte apsiruar kandidaturën për të parin e PDK-së. Ky ishte tërhequr duke thënë se i besonte udhëheqjen Kadri Veselit.

Sot, në anën tjetër, kryeparlamentari e kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se nuk ka asgjë lidhje me personat që kanë të bëjnë me këtë rast, derisa, paralajmëroi padi edhe për ata që ja kanë përmendur emrin./Express

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat