Detaje të reja nga Prokuroria e Kantonit të Luzernit lidhur me rastin e Loredana Zefit

Lajme

Detaje të reja nga Prokuroria e Kantonit të Luzernit lidhur me rastin e Loredana Zefit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:31
Loredana Zefi

Prokuroria e Kantonit të Luzernit i ka dhënë disa detaje të reja për rastin e Loredana Zefit.

Reperja Loredana Zefi javë më parë është akuzuar nga një çift zviceran, sipas tyre se ajo u ka marrë një shumë të madhe parashë me mashtrim.

Pak ditë pas kësaj, Loredana erdhi në Kosovë së bashku me partnerin e saj, reperin Mozzik ku edhe mbajti një konferencë për media.

Duke folur për rastin, ajo ka thënë se në Prishtinë ka ardhur për të incizuar një videoklip duke shtuar se asnjë vlerë monetare nuk është marrë me dhunë.

“Jam këtu për me xhiru një spot, ky spot është planifiku me u xhiru më herët. Në bazë të mediave që kam lexu, muj me thanë që do sene janë ndryshe. Për mu cka është me rëndësi me ditë ju është se prej asnjë personi s’janë marrë paret me dhunë, mashtrime ose kërcënime. Këto pare janë marrë me vullnet. E dyta: Ky sen ka filluar në 2016-tën ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast.  Më kanë tregu që në 2018 tën është mundësia me e mbyll këtë rast, unë nuk e di pse nuk është mbyll ky rast. Unë në 2018-tën kam qenë në gjendje me i ndihmu. Nuk më intereson media, as muzika as asgjë kur është në pyetje familja jem”, kishte thënë ajo gjatë konferencës.

Ndërsa lidhur me këtë rast zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Luzernit, Simon Kopp për “Nau” ka bërë të ditur se hetimet ndaj Loredanës pritet të zgjasin disa muaj.

“Duhet të hetojmë në detaje dhe të bisedohet me avokatët. Pastaj është mbledhja e provave dhe marrja në pyetje. Kjo përfshin edhe vlerësimin e mesazheve Whatsapp, me të cilat çifti Valais dëshiron të provojë fajësinë e këngëtares”, ka thënë ai për “Nau”.

“Loredana Zefi ende ka prezumimin e pafajësisë. Prandaj, ajo nuk është e detyruar të qëndrojë në Zvicër.Nuk ka pasaportë zvicerane. Nëse autoritetet zvicerane do të bënin një kërkesë për ekstradim, Kosova do të duhej të vendoste. Ne aktualisht po hetojmë vetëm Loredana Zefin. Nuk janë marrë ankesa të tjera kundër anëtarëve të tjerë të familjes”, ka shtuar tutje Kopp.

Loredana Zefi aktualisht ndodhet në Zvicër dhe shumë shpejtë pritet që ta publikojë projektin e ri muzikor, xhirimet e klipit të së cilit i ka realizuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat