Serbët e Kosovës nesër shkojnë te Vuçiqi

Lajme

Serbët e Kosovës nesër shkojnë te Vuçiqi

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:14
Aleksander Vuqiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Drejtori itë ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të marrë pjesë gjithashtu në takimin që mbahet në Pallatin e Serbisë, i cili më parë njoftoi se “tema e takimit do të jenë hapa të mëtejshëm, të cilat do të ndërmerren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb”. Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 19 majit për kryetarë të katër komunat në veri të Kosovës ku fituan kandidatët e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat