Marko Jakshiq: Gonxhe Çaushi do të ishte kryetare më e mirë

Lajme

Marko Jakshiq: Gonxhe Çaushi do të ishte kryetare më e mirë

Nga: F.B. Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:36
Marko Jakshiq

Është e qartë se kur ky pushtet nuk ka rivalë të vërtetë, ajo në stil të “Orvelit”  i ik luftës të luftoj me të imagjinuarin dhe atëherë nuk zgjedh mjete as nuk brengoset për pasojat që mund të prodhoj, shkruan Marko Jakshiq këshilltar i Iniciativës qytetare LSD në Mitrovicë në një tekst autorial botuar në “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Po ashtu secilin dallim dhe mendim të lirë duhet të shkatërroj në fillet e saj sepse ajo nga vetvetja është e rrezikshme për mbijetesën e regjimit autokratik.

Pas publikimit autorial në “informer” prania e emrit tim dhe Tvit-imi në javën që shkoi në të gjitha mediat dhe tabllodidet e pushtetit është diametralisht e kundërt me vlerën e zërit tim, që është i barabartë me secilin individ që ka votuar për kandidatin e vetë, qoftë edhe për kandidaten shqiptare që në Mitrovicën Veri nuk ka pas gjasa teorike të fitoj. Numri i të pavërtetave të lehta në lidhje me mua dhe pasojat që mund të prodhojnë është diçka që ka shqetësuar rrethinën e ngushtë dhe miqtë, shkruan Jakshiq.

Ai Tvit-i yt i shkruar ashtu ka pas atë qëllim. Në te përveç që shkruan se do të votoj për Gonxhe Çaushin, çka ka mund të tërheq kureshtjen, qëllimi im ishte të shpërfaq dy gjëra problematike. Që pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit pluralizmi politik ndërmjet serbëve në Kosovë më nuk ekziston dhe se ne që mendojmë ndryshe nuk kemi mundësi zgjedhje sepse kandidatët e vetëm janë ata “unik” nga ekspozitura e SNS-së në Kosovë.

E dyta ishte dëshmimi i asaj që makineria e “Listës Serbe” gjithsesi do stoliset me aq vota sa janë të nevojshme dhe nuk do jetë problem që edhe anëtarët e tyre në vendvotime të votojnë sikurse në vitin 2017 për të gjithë ata që nuk dalin në votime, gjë që ka ndodhur. Numër rekord i serbëve që nga viti 2000 ka votuar në Mitrovicë të dielën. E vërteta është se Gonxhe Çaushi do të ishte kryetar më e mirë se Rakiçi të paktën për një fakt.

Në rast të fitores së saj, banorët shumicë në komunë nuk do i takonte bashkësisë së saj dhe ajo do të detyrohej të kujdeset për nevojat e tyre sepse nuk do kishte dobi nga konfrontimi me ata, për dallim nga struktura e re e vjetër që shfrytëzon resurset komunale për pasurim personal dhe për sigurim të mjeteve për fitore në zgjedhje.

E shkruar me vëmendje, me qëllim që të tregohet pakënaqësia personal me gjendjen ekzistuese dhe pa asnjë thirrje në aksion të përbashkët apo mundësi që të i përshkruhet cilitdo kolektivitet.

Jam ndier si pjesëmarrës në ndonjë procedurë inkuiziteti. Dënimet janë ardhur nga të gjitha anët, janë rreshtuar mediat dhe përfaqësuesit e pushtetit: ‘RTS’, ‘Pink’, ‘Prva’, ‘Tanjug’, ‘Novosti’, ‘Informer’, ‘Blic’, ‘TV Most’ etj. Vuçiq, Gjuriq, Drecun, Petkoviç,analistë dhe gazetar në termine kryesore në emisione kanë komentuar Tvit-in gjë që nuk ishte asgjë tjetër vetëm vizatim i shenjës-cakut. U bëra shkatërrues i unitetit, dorë e zgjatur e Prishtinës, kundërshtar i shtetit tim që punon në okupimin e veriut. Më e tmerrshme ishte që asnjëri nuk ofroi mundësi që në këto konstatime të them çka do qoftë apo qëndrimin tim, që në gjithë këtë situatë më ka penguar më së shumti. Bash askush nuk ka thirr që të marr mendimin tim dhe të më ofroj rast të them diçka në mbrojtjen time.

Duke ju falënderuar kësaj, sot jam në pjesën me të madhe të Serbisë, që nuk mendon dhe lexon shumë pos titujve nga interneti dhe vazhdimisht përcjell vetëm ‘Pink’ dhe gënjeshtrat dhe çoroditëse që atje serohen me vjet, më i keqi dhe më errëti serb tradhtar që me demek guxoi të votoj shqiptaren e punon kundër shtetit të vetë.

Më se largu ka shkuar ‘Novosti’me gjasë me qëllim dramatizimi të artikullit që nuk është nënshkruar, duke ndryshuar fjalët dhe fjalitë për diçka që nuk kam shkruar, për çka edhe unë do të gjykoja vetën nëse do i shkruaja.

Nuk iku nga përgjegjësia dhe ka procedurë dënimi nëse kjo është e palejueshme dhe kundër drejtës dhe nuk asgjë kundër nëse përgjegjësit ndërmarrin këtë. Ndonëse jam i sigurt se Kushtetuta e Serbisë garanton lirinë e mendimit dhe shprehjes në zgjedhje, Mirëpo etiketimi publik dhe me qëllim të keq thirrja e pavërtetë, sharja dhe manipulimi janë mjete të rrezikshme nisur nga fakti se jo mendimtarëve të njëjtë përfaqësuesit e pushtetit iu krijojnë klimën e linçmit dhe shpesh e përdorin.

Maja e të gjithë kësaj të shtunën në qytet arrin porosia se një i ri në Mitrovicë është plagosur. Lajmi shpërndahet duke mos ditur për kënd është fjala dhe fillojnë telefonata e të njohurve dhe kolegëve. Kjo zgjat disa kohë deri s publikohen inicialet e të plagosurit, shqetësimi i këtillë është pasojë e asaj që përfaqësuesit e pushtetit kanë mbjellë në ditët e kaluara në media.

Dita e zgjedhjeve kaloi sipas planit, nuk kam votuar, mbase për shkka të paralajmërimit se mund të votoj për kandidaten shqiptare emri im nuk është rrethuar në lsitën zgjedhore dhe të hedhin edhe një votë për Rakiçin, sepse kanë pritur që të paraqitem dhe kjo është gjëja më e mirë në këtë situatë.

Zgjedhjet kaluan, për këtë mendoj se të lartë përmendurit do të më lënë të qetë, sepse nuk kanë nevojë për armik imagjinar. Por nuk është larguar skepsa se në Serbi ndonjë “patriot” që qëndrimin e vetë e ndërton nga mediat e përmendura të pres me ndonjë shkop në kokë. Sepse ku e di ai për të vërtetën e porosisë, atij i është me rëndësi atë që ja kanë seruar si të vërtetë e kjo është se jam “shqiptar më i madh nga shqiptarët”, kështu që do konsideroj legjitime thyerjen e kokës.

Natyrisht nuk jam i frikësuar, as nuk mund të kërkoj mbrojtje nga policia se jetoj në Kosovë. As që do ndryshoj diçka nga rutina, që do ishte se çmenduria fitoi, por nëse në çdo rast më ndodhë diçka, mjaft qartë përgjegjësin e kam treguar. Edhe në deklaratat e mëhershme dhe Tvit-at këtë e ka iniciuar sikur javën që shkoi zyra për Kosovë dhe Gjuriq.

Që prej disa ditëve ai është përgjegjës i sigurisë sime. Ndërsa mendoj s ky tekst që është edhe akuzë kundër tij do të vetëdijesohet se pas Oliverit, Trajkoviçit edhe meje të ndaloj të targetoj e atyre që mendojnë ndryshe duke krijuar atmosferë në të cilën disa njerëz mund të mendojnë se është legjitime që me ata që mendojnë ndryshe duhet fizikisht të ballafaqohen, të zgjasin shkopinjtë dhe tërheqin këmbëzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat