Daçiq: Detyra ime është që asnjë shtet më mos ta pranojë Kosovën

Lajme

Daçiq: Detyra ime është që asnjë shtet më mos ta pranojë Kosovën

Nga: F.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:20
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se “ puna e tij e vetme është që asnjë shtet më mos të njoh Kosovën”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në detyrën që kam, do të shkoj ngado sepse kjo është puna ime", citohet të ketë thënë Daçiq për RTS.

Shefi i diplomacisë serbe ka nënvizuar se “Serbia është e suksesshme në politikën e saj të bindjes së vendeve që të tërheqin njohjet dhe kjo disa vendeve perëndimore po ju pengon”.

Ai ka përkujtuar se vizitat në disa me të cilat Serbia po përtërin raportet nuk kanë pasur kontakte apo vizita me dekada.

Gazeta përkujton se këtyre ditëve mediat në Prishtinë kanë publikuar kritikën ndaj ministrisë së jashtme dhe pakënaqësinë se për më shumë se një vit asnjë shtet nuk e ka pranuar zyrtarisht Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat