“Vuçiq po përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë për popull”

Lajme

“Vuçiq po përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë për popull”

Nga: F.B. Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:15
Aleksandar Vuçiq

Paralajmërimi se një pjesë e opozitës do të bojkotoj mbledhjen e Kuvendit për Kosovën tregon se ata nuk duan dialog rreth kësaj përkatësisht që të arrihet marrëveshja rreth çështjeve me rëndësi sikurse nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin problemet kur ishin në pushtet ka thënë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

"Kjo është mënyra më e mirë të shohim si është politika e ‘Lidhjes për Serbinë’ e Gjilasit, Jeremiçit dhe Obradoviçit që deklarohen se janë luftëtarët më të mëdhenj për Kosovën, ndërsa kur ishin në pushtet kanë heq dorë nga Kosova me vendimin që biseda nga OKB të bartet në terrenin e BE-së, ndonëse e kanë ditur se për ne do të jetë më vështirë", tha ai  për TV Pink.

Sipas tij, ata janë që me atë hap filluan praktikisht “të heqin shtetësinë serbe nga Kosova". "Ata kanë harruar popullin serb në Kosovë", tha Stefanoviç dhe shtoi se opozita tash e vërteton se nuk është për dialog.

Stefanoviç ka thënë se presidenti Vuçiq ka pranuar ftesën e Kuvendit, ndërsa në mbledhje do marrin pjesë edhe kryeministrja Brnabiç për të debatuar për çështjen më të rëndësishme për Serbinë.

"Presidenti rregullisht fol hapur në opinion për gjithçka dhe si president ka drejtë të shpreh mendimin dhe po përpiqet të gjejë zgjidhjen që do të jetë më e mira për popullin dhe interesin kombëtar”, shtoi Stefanoviç.

Vuçiq po tenton të gjejë mënyrën që serbët në Kosovë të jenë të mbrojtur sikur edhe interesat e Serbisë.

"Përfaqësuesit e opozitës gjatë gjithë kohës kërkojnë dialog dhe i luten Zotit që mos të ketë, kjo dëshmohet me paralajmërimin e mos pjesëmarrjes në mbledhjen e parlamentit kur do shqyrtohet një nga temat më të rëndësishme", tha Stefanoviç.

"Ata nuk duan të bisedojnë për Kosovën, por ju interesojnë vetëm fotelet e veta, ata frikësohen të dalin në zgjedhje sepse frikësohen rezultatit njëshifror të zgjedhjeve", tha Stefanoviç.

Lidhur me fitoren e Listës Serbe ne veri të Kosovës, ai shprehet se me rëndësi ishte që numë ri madh i serbëve doli në votime dhe solli fitoren e Listës.

"Me këtë dëshmuan se kuptojnë si mbrohet interesi i popullit dhe kush është ai që i mbron interesat e tyre", nënvizoi ai.

Ai ka theksuar se institucioneve të Prishtinës më së shumti ju intereson ardhja në pushtet e Listës për Serbinë sepse nuk e kanë lehtë me Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat