Milionerja 21-vjeçare vendos të jetojë si e pastrehë - Bota Sot
Milionerja 21-vjeçare vendos të jetojë si e pastrehë

Lajme

Milionerja 21-vjeçare vendos të jetojë si e pastrehë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:52
Isabella James

Një 21-vjeçare, e cila bën jetë të mrekullueshme dhe që planifikon gjashtë herë pushime në vit, së fundmi vendosi që të jetojë si e pastrehë.

Ajo është Isabella James dhe studion për master në psikologjinë e biznesit. Vajza e një milioneri është e vendosur që të provojë se nuk është një “princeshë”, duke marrë pjesë në këtë eksperiment.

Edhe pse është mësuar që të shijojë gjashtë udhëtime ekzotike jashtë vendit, 21-vjeçarja është e sigurte se ka marrë atë që duhet për të mbijetuar në rrugë.

“Gjithmonë jam gjykuar se si unë i shoh gjërat. Njerëzit mendojnë se jam një vajzë e buklur me një mënyrë jetese të pasur”, është shprehur Isabella, e cila ka shtuar: “Mund të dukem si ‘princeshë’, por kam më shumë për të dhënë”.

“Daily Mail” shkruan se ajo gjithashtu ka zbuluar edhe planin e saj për të bërë para, duke ricikluar plastikë dhe kanoçe, e më pas t’i shesë ato në supermarkete. Ajo ka shtuar se nuk dëshiron të fitojë para duke lypur.

Isabella tha se beson se disa njerëz që jetojnë në rrugë ndihen “komodë” duke qenë të pastrehë dhe nuk dëshirojnë që të sjellin ndryshimin.

“Ka shumë droga dhe shumë pijanecë dhe të pastrehët mund të bëjnë më shumë për t’u larguar nga rrugët”, argumenton 21-vjeçarja, duke shtuar se ajo nuk pajtohet me lypjen. “Lypja është të presësh nga njerëzit që të të japin para në duar edhe pse nuk ke punuar, kjo nuk është e drejtë”, është shprehur ajo para se të niste këtë eksperiment.

Por mesa duket mendimet e saj ndryshojnë rrënjësisht kur ajo adopton jetën e një personi të pastrehë në rrugët e Londrës Lindore.

Pas natës së saj të fundit në rrugë, Isabella kthehet në jetën e saj të rehatshme si një grua e ndryshuar. “Jam përballur me disa të vërteta të forta. Idetë e mia fillestare u provuan se ishin të gabuara. Nuk e kuptoja sa e vështirë do të ishte të gjeje një punë apo të gjeje një vend ku të qëndroje. Përvoja ka qenë e madhe dhe më ka testuar mua. Por gjithashtu më ka mësuar shumë gjëra për të pastrehët”, ka thënë 21-vjeçarja pas mbarimit të eksperimentit.

Ndërkohë për të siguruar që kjo eksperiencë nuk ishte e kotë, Isabella tani ka marrë iniciativën që të ndihmojë njerëzit që nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç që të jetojnë në rrugë. Ajo ka kërkuar nga qeveria që të ndryshojë ligjin, për ta bërë më të lehtë për personat e pastrehë të marrin ID.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...