Fajdexhinjtë u thirrën edhe në emrin e Xhavit Halitit

Lajme

Fajdexhinjtë u thirrën edhe në emrin e Xhavit Halitit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:25
Xhavit Haliti

“Afera fajdet” përfshin edhe përmendjen e një emri tjetër të politikës nga të dyshuarit në këtë rast: nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Edhe pse nga bisedat në videon theksohet se “Xhavit Haliti nuk ua kryer punën, por Kadri Veseli”, emri i Halitit përmendet disa herë.

Protagonisti në “Aferën e fajdeve”, Rrahim Hashimi, në videot ekskluzive, pretendon se ka takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin. Në videon e realizuar më 31 janar 2012, Rrahim Hashimi pretendon se pa kryetarin aktual të Kuvendit, Xhavit Haliti, kjo punë nuk do të kryhej.

Kadri Rexhepi: Çu banja përhajër?

Rrahim Hashimi: Hej, nesër met prej 12:00, se prej 12:00 deri 1:00 është pushimi, në Parlament te Xhaviti, se ai tha mundet me nënshkru edhe në 10:00, qysh ke marrëveshja. Jo, i thashë, po duhesh me kanë edhe ti me hangër drekë.

Faton Dalladaku: Qashtu është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat