Lista Serbe akuzon opozitën serbe se planet e tyre janë rrenë e mashtrime

Lajme

Lista Serbe akuzon opozitën serbe se planet e tyre janë rrenë e mashtrime

Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:35
Lista Serbe

Lista serbe ka vlerësuar sot, në prag të mbledhjes së Kuvendit të Serbisë për Kosovën të hënën, më 27 maj, se liderët opozitarë të Serbisë po tentojnë që “me mjete më përdhese dhe fyerje e sulme ndaj kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuciq dhe Listës serbe, dhe të fshehin veprimet e tyre me të cilat kanë rrënuar pozitat negociuese të Serbisë”.

“Opinionit në Serbi ia përkujtojmë se sulmet ndaj kryetarit Vucic dhe Listës serbe vijnë nga politikanë shqiptarë me të kaluar të dyshimtë dhe liderë opozitarë (serbë) me pasuri të dyshimtë. Edhe njëra palë edhe tjetra të përbashkët kanë urrejtjen ndaj Vuçiqit, Listës serbe e Serbisë”, transmeton “Danas” kumtesën e Listës serbe.

Lista serbe ka porositur se planet e opozitës (serbe) janë “rrenë e mashtrime”, sepse, siç thonë, planet e tyre janë parë atëherë kur “shqiptarët kanë shpallur pavarësinë e paligjshme”

Ndërkaq Lista Serbe pas takimit të djeshëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë reaguar se për çdo veprim konsultohen me kreun e Serbisë si dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për kanë treguar se cilat janë vijat e kuqe kur përfaqësuesit e serbëve të veriut do t’i braktisin institucionet e Kosovës.

“Do të vendosim bashkë me shtetin tonë Serbinë dhe do të marrim vendime në interes të popullit tonë. Nëse ndiejmë nevojën se është më së miri të dilet nga institucionet qendrore, që të dalim nga të gjitha institucionet ku jemi integruar, këtë vendim do ta marrim në harmoni me kreun tonë shtetëror. Deri më atëherë do të përpiqemi t’i mbajmë nën kontroll të gjitha institucionet”, citon ‘rtv kim’ të ketë thënë Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat