Faton Topalli: Bechtel&Enka t’i paguaj pagesat ndërmarrjeve sipas kontratës

Lajme

Faton Topalli: Bechtel&Enka t’i paguaj pagesat ndërmarrjeve sipas kontratës

Nga: V.R Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:38
Faton Topalli

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Faton Topalli, nëpërmjet një deklarate, ka kërkuar nga kompania Bechtel&Enka, t’i përmbahet kontratës, respektivisht t’i përmbush obligimet ndaj 25 ndërmarrjeve kosovare, shkruan Bota Sot.

Ai, ka thënë se në rast se nuk ndodh kjo, do të kërkojnë nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të aplikoj të njëjtat masa ndaj kësaj kompanie.

“Kompania Bechtel&Enke mori nga Buxheti i Republikë së varfër të Kosovës 54 Milion Euro për shkak të pagesave me vonesë të obligimeve materiale që Qeveria e Kosovës e kishte për detyrë t'i përmbushte sipas kontratës.. Sot e njejta kompani nuk paguan me kohë obligimet e kontraktuara që ka ndaj 25 ndërmarrjeve kosovare. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe në kundërshtim me marëveshjet që ekzistojnë mes palëve. Ne kërkojmë nga kjo kompani që t'i përmbushë menjëherë këto obligime. Ndryshe do të kërkojmë edhe në Kuvendin e Kosovës edhe nga Qeveria e Kosovës të aplikoj të njejtat masa ndaj kësaj Kompanie që janë aplikuar kur Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur me kohë obligimet e saj. Protesta e ndërmarrjeve të Kosovës sot në Sojevë është e drejtë dhe ne e mbështesim”, deklaron Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat