Deputetët serbë përplasen fizikisht para seancës për Kosovën

Lajme

Deputetët serbë përplasen fizikisht para seancës për Kosovën

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:06
Dveri dhe Sheshel përplasen para Kuvendit të Serbisë

Para Parlamentit serb në prag të fillimit të seancës për Kosovën, pati një incident midis deputetëve të Dveri dhe Partisë Radikale Serbe.

Anëtarët e Dverit nuk deshën të largoheshin për t’i lëshuar rrugën  veturës në të cilën ishte krimineli serb  Vojisllav Sheshel.

Në fillim kishte një përplasje verbale kur Sheshel ofendoi deputetët e  Dverit dhe më pas erdhi edhe deri te përplasja fizike.

Në fund, deputetët e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat