Vuçiq në parlamentin serb: Ekzistojnë dy skenarë për Kosovën

Lajme

Vuçiq në parlamentin serb: Ekzistojnë dy skenarë për Kosovën

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:11
Aleksandar Vuçiq

Lidhur me Kosovën Vuçiq ka thënë se ka dy mundësi, njëra është normalizimi I raporteve mes sebëve dhe shqiptarëve dhe dy ruajtja e konfliktit të ngrirë, që nuk do të thotë asgjë sepse shqiptarët mund ta shkrijnë dhe në çdo moment të sulmojnë serbët.

"Është çështje kohe kur shqiptarët të sulmojnë serbët, është çështje dite dhe muaji sepse ata nuk mund të durojnë më", tha Vuçiq.

Sipas tij  për zgjidhje të çështjes së Kosovës ka dy skenar, njëri është ruajtja e status quo dhe “konflikti I ngrirë” që tha se është e pamundur të mbahet, ndërsa I dyti është ai për  të cilin ai angazhohet – normalizimi I raporteve Beograd me Prishtinën.

"Ne konflikti I ngrirë nuk do thotë asgjë. Nuk mund të shikojmë vetëm cili do të jetë plani ynë, pro edhe cili është plani I shqiptarëve, gjermanëve plani I të gjithë neve. Ne nuk jemi të gjithë tjerë, nuk mund të flasim në emër të atyre'", shtoi Vuçiq.

Deri te normalizimi I raporteve mund të vij në dy mënyra, një që e përjeton bota, bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarë – arritja e marrëveshjes në të cilën Kosova është shtet I pavarur, ku serbëve do ju jepeshin disa të drejta apo sipas modelit gjerman, gjë që shqiptarët as amerikanët nuk e duan, por kërkojnë që Beogradi të njeh pavarësinë, gjë që ne nuk e duam.

"Mundësia e dytë që e kemi lëshuar është ajo për çka jam sulmuar për të cilën edhe tjerët kanë fol dhe kanë ofruar një lloj përcaktimi kufiri që të shpëtojmë indin e shëndosh në Kosovë dhe të ruajmë popullin nga përndjekja që të mund të jetojmë në paqe edhe ardhmëri”, tha ai.

Në këtë tha ai, kam përjetuar “ndjekjen”  jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare që është mësuar se serbët nuk mund të fitojnë asgjë, pro edhe nga një pjesë e atdhedashës të rrejshëm në Serbi që kanë dorëzuar çdo gjë për së gatshmi, iu dhanë mendimin e GjND-së dhe kanë thënë “kjo është pak” ".

"Nuk mund të sillemi se nuk ka ndodhur asgjë. Kjo ide ka dështuar në tërësi, po shoh se në botë janë të tmerruar me idenë që serbët të fitojnë çka do qoftë. Në gjithë këtë iu kanë ndihmuar edhe një pjesë e politikanëve serbë, duke u angazhuar rrejshëm për interesa serbe", tha Vuçiq.

Përgjigja ime në këtë megjithatë që na ka lënë, pleh në plehra dhe gropë të thellë nga ku nuk mund të dalim- nuk është bash se Serbia nuk ka asgjë në Kosovë.

"Për këtë jam denoncuar nga një pjesë e bashkësisë perëndimore, për atë më kanë sulmuar informatorët e tyre në mënyra të ndryshme në të gjitha vendet e regjionit dhe këtu” ka thënë  Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat