Përplasje para Kuvendit të Serbisë mes deputetëve të Dverit dhe radikalëve të Sheshelit

Lajme

Përplasje para Kuvendit të Serbisë mes deputetëve të Dverit dhe radikalëve të Sheshelit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:32
Foto

Para Kuvendit të Serbisë në prag të fillimit të seancës për Kosovën, ndodhi një incident midis deputetëve të Dverit dhe Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Incidenti ndodhi kur anëtarët e Dverit nuk donin të largoheshin për t’ia lëshuar rrugën veturës ku ndodhej, Shesheli.

Në fillim kishte një përplasje verbale kur Sheshel u kishte dhënë fjalë fyese deputetëve të Dverit dhe më pas kishte edhe përplasje.

Në fund, deputetët e Dverit lëvizën në mënyrë që të kalonte vetura e liderit të radikalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat