Jovanoviç i thotë Vuçiqit: Do të mbeteni i damkosur çfarë do që të bëni

Lajme

Jovanoviç i thotë Vuçiqit: Do të mbeteni i damkosur çfarë do që të bëni

Nga: F.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:36
Aleksandar Vuçiq dhe Jovanoviç

Lideri i liberalëve Çedomir Jovanoviç porositi presidentin Vuçiq se duhet të gjej kompromis me shqiptarët, sepse nuk ka më vend për politikën e vjetër dhe idetë q ëjanë shkatërruese që Serinë e kanë sjell në këtë situatë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Do të mbeteni të damkosur si tradhtar, çfarë do që bëni, por bëhuni ai që të tjerët nuk janë. Tentoni të bëheni shtetar dhe jo politikan, shtetarët shikojnë në ardhmëri, ndërsa politikanët në të kaluarën Hapni perspektivë paqes, merruni vesh me shqiptarët”, ka thënë Jovanoviç.

Ai ak thënë se “nuk është çështja si të zgjidhim Kosovën, por çka është e jona në Kosovën e re”

“Po thoni do të dalim para popullit. Mendoni si do përfundoj kjo? Mendoni sikur i keni pyetur për paga edhe pensione. Populli ynë shkon voton për luftë, pastaj çuditen kur bien bombat. Populli duhet të kuptoj në cilën kohë po jeton. Ju jen i president, bëhuni president, Bëni hapin”, i tha ai Vuçiqit.

Kemi humbur 7 cite, në të cilat kemi mund të provojmë të jemi popull i mirë”

"Cila është e vërteta që duhet të zgjedhim në vend të gënjeshtrës” ka pyetur ai duke shtuar se as në Kishë as në Akademi nuk do gjejë mbështetje në gjithçka.

"Nuk di si do të punoni, por mos shkoni rrugës së presidentëve të mëhershëm ", tha Jovanoviç duke shtuar se është i nevojshëm paqja me shqiptarët, pro edhe me vetën.

"Duhet të vazhdoni bisedimet, nëse ne nuk ndihmojmë shqiptarët dhe vetës që Kosova të bëhet shoqëri normale do të bashkohet me Shqipërinë pastaj do hapet çështja e Maqedonisë së veriut, Malit të Zi dhe Greqisë ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat