Olenik: Nuk është çështja a do të njohim Kosovën, por kur dhe në cilën mënyrë do ta bëjmë atë

Lajme

Olenik: Nuk është çështja a do të njohim Kosovën, por kur dhe në cilën mënyrë do ta bëjmë atë

Nga: F.B Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:51
Kryetari i Forumit Qytetar Demokratik (GDF) Aleksandar Olenik

Kryetari i Forumit Qytetar Demokratik (GDF) Aleksandar Olenik ka thënë sot se “ nuk është çështja a do të njohim Kosovën, por kur dhe në cilën mënyrë do ta bëjmë atë”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.


Sipas tij të gjitha bisedat tjera janë “ shitje e mjegullës, futje e kokës në rërë dhe fshehje e të vërtetës nga publiku”.

Përfaqësuesit e (GDF), Partisë së Serbisë Moderne (SMS) dhe Tolerancës së Serbisë kanë prezantuar propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Olenik ka thënë se një nga zgjidhjet që ky subjekt ofron , do të ishte ai do dlte nga marrëveshja e Brukselit dhe do ishte përpunim i saj.

"Kosova që nga 1999 është bërë faktikisht e pavarur, ndërsa marrëveshja e Brukselit ka sjell rreth 50 % elemente të pavarësisë juridike. Zgjidhja që ofrojmë Serbia duhet të bart pjesën tjetër të elementeve të pavarësisë përveç nënshkrimit të vetë pavarësisë, gjë që do ta linte deri në hyrjen e Kosovës në BE ", ka thënë Olenik.

Ai tha se do mbështesnin përcaktimin e kufirit nëse do mbështetej nga të dy palët edhe pse “kufizimi” është “opsion i keq”.

"Në rast të asaj marrëveshje Kosova dhe Serbia do kishin kufij të rinj dhe më pas menjëherë do vinte njohja e ndërsjellë ", tha Olenik.

bashkëkryetari i Partisë Moderne (SMS) Aleksandar Stevanoviç ka thënë se zgjidhja e Kosovës është bërë “ikje nga realiteti dhe shkrim i listës së dëshirave që nuk janë reale".

"Qëllimi ynë është që ne dhe Kosova të jemi nën të njëjtin kulm, të kemi treg të përbashkët, monedhën. Serbia këtë mund të fitoj në kuadër të shtëpisë BE dhe sigurisht do hyj para Kosovës në BE ", tha Stevanoviç.

Ai tha se mbajtja e konfliktit të ngrirë nuk ka ardhmëri dhe se do mbështet cilën do zgjidhje qoftë e vendosjen e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat