Aksion i Policisë së Kosovës, mediat serbe tregojnë kush u arrestu

Lajme

Aksion i Policisë së Kosovës, mediat serbe tregojnë kush u arrestu

Nga: F.B. Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e sotshëm të Policisë dhe Inspektoratit të Policisë me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë për arrestimin e disa shërbyesve civil dhe qytetarëve të dyshimtë për verime kriminale dhe janë përball me rezistencë të armatosur, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Në aksion mësohet se kanë marr pjesë njësi të Policisë  dhe aksioni është rezultat i hetimeve shumë mujore që ka kryer prokuroria special e Kosovës.

"Hetimi ka për rezultat pjesëmarrjen e shumë pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve në organizimin dhe implikimin në grupe kriminale  të tregtisë me mallra, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënie të mitos dhe tregti të palejuar", ka njoftuar policia e Kosovës.

Në kumtesë njoftohet po ashtu se “përkundër rezistencës së armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor po vazhdon dhe po arrestohen dhe kontrollohen shumë lokacione që kanë qëllim marrjen e fakteve përfshirë gjetjen e armëve me tyta të gjata.

Gjatë aksionit në komunën e Zubin Potokut, një pjesëtar I policisë është plagosur lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndër të arrestuar ka edhe pjesëtarë shqiptar të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat