Gënjen Vuçiq, thotë se policia po shtinë në serbët duarthatë

Lajme

Gënjen Vuçiq, thotë se policia po shtinë në serbët duarthatë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:30
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë seancës që po zhvillohet sot në Kuvendin e Serbisë, ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se janë arrestuar diku rreth 23 persona të nacionalitetit serb dhe boshnjak, dhe kryesisht janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se njësitet e ROSU “kanë shtënë në drejtim të civilëve të paarmatosur’, të cilët kishin dalë për të bllokuar një aksion të tillë të Policisë së Kosovës.

Presidenti serb ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin Potok.

“Ka ndodhur edhe një rrahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më brutale të mundshme, për të treguar se a ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë “, është shprehur Vuçiq.

Kreu i shteit serb ka thënë se nuk ka asnjë person të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat