Vuçiq kërcënon: Do të ndërhyjmë ushtarakisht në Kosovë

Lajme

Vuçiq kërcënon: Do të ndërhyjmë ushtarakisht në Kosovë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:01
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nëse do të eskalojë situata atëherë Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur jetën e serbëve në atë pjesë.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një seance që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Serbisë, e ku po diskutohet për Kosovën.

“ Nëse rrezikohet rendi dhe jeta e popullit që jetojnë në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Gjatë kësaj seance, kreu i shtetit serb ka gënjyer duke thënë se Policia e Kosovës ka shtënë në drejtim të njerëzve të pa armatosur.

Sipas tij ky aksion, po bëhet pasi që Kosova po dëshiron të tregojë se sa e madhe dhe sa e fuqishme është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat