Kah e morri vesh Vuçiq që Policia e Kosovës do të kryej arrestime në Veri?

Lajme

Kah e morri vesh Vuçiq që Policia e Kosovës do të kryej arrestime në Veri?

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:15
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, para dy javësh kishte paralajmëruar se do të kryheshin arrestime në Veri të Republikës së Kosovës nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

E për një gjë të tillë ai ka folur edhe sot gjatë seancës për Kosovën që po zhvillohet në Kuvendin e Serbisë.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar “, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Ndër të tjera ai ka thënë se janë arrestuar rreth 23 persona, një prej të cilëve është shtetas rus, punëtor i UNMIK-ut.

Kreu i shtetit serb gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, ka gënjyer duke thënë se Policia e Kosovës ka shtënë në drejtim të civilëve të paarmatosur.

Ai ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin Potok.

“ Ka ndodhur edhe një rrahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më brutale të mundshme, për të treguar se a ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë “, është shprehur Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar që në rast të përshkallëzimit të situatës, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të siguruar jetën e banorëve në Veri.

“Nëse rrezikohet rendi dhe jeta e popullit që jetojnë në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, ka thënë Vuçiq./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat