Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në veri të vendit.
Aty u arrestuan një numër i zyrtarëve policorë serbë si dhe persona të tjera që dyshohet se ndërlidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën
E gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë nga disa persona të cilët kanë shtënë me armë.
Si pasojë, katër policë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.
Janë publikuar fotografi nga qyteti i Zubin Potokut, ku shihen veturat e dëmtuara nga breshëria e plumbave që është shkrepur mëngjesin e sotëm atje.