Vjen reagimi i Rusisë pas aksionit të Policisë së Kosovës

Lajme

Vjen reagimi i Rusisë pas aksionit të Policisë së Kosovës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:05
Policia e Kosovës

Edhe Rusia ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan disa persona që dyshohet se janë të ndërlidhur me krimin dhe kontrabandën.

Ministria e Jashtme ruse përmes një reagimi ka thënë se këto veprime të Prishtinës janë provokime të hapura.

Tutje, kjo ministri i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë dhe sipas tyre të ndalin eskalimin e mëtutjeshëm të situatës në atë pjesë.

Ndryshe, Policia e Kosovës në veri sot është përballur me rezistencë të armatosur nga serbët atje, si pasojë e së cilës katër policë kanë mbetur të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat