Rakiç: Nuk do të shkojmë, sepse nga këtu nuk ka prapa

Lajme

Rakiç: Nuk do të shkojmë, sepse nga këtu nuk ka prapa

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:46
Goran Rakiq

Përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe zyra e “ashtuquajtur” për Kosovën kanë theksuar se as aksioni i fundit brutal i Prishtinës nuk do dëboj serbët nga krahin duke porositur se Serbia do të i mbroj, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiç ka thënë se krahas terrorit që bëjnë shqiptarët më shumë dhembin “krismat në shpinë” të disa liderëve opozitar serb.

“Ju lutem mos shtini në shpinën tonë, sepse këtu jetojnë fëmijët tanë” ka thënë ai.

Rakiç ka nënvizuar se në secilën thirrje për paqe që vjen nga Beogradi, përgjigja e Prishtinës është “ aksion brutal dhe terror ndaj popullit duarthatë ".

Ai ka ftuar serbët e komunave veriore që nesër të dalin në protestë në qendër të Mitrovicës, që së bashku të dërgojnë porosi se “nuk jemi frikësuar, se nuk do të shkojmë nga këtu sepse nga këtu nuk ka prapa ".

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç ka thënë është simptomatike që aksione të këtilla brutale realizohen kur qytetarët janë pa kreun, sepse përfaqësuesit e tyre ishin në Beograd ku bisedohej sit ë ruhet paqja në këto hapësira dhe sit ë ndërtohet ardhmëria edhe për serbë edhe për shqiptarë.

Ai theksoi se ka pritur reagim të qartë të bashkësisë ndërkombëtare e cila “ për fat të keq me heshtje dëshmoi se ne me shtetin tonë duhet të ndërtojmë paqe ".

Shteti ynë është me në, ka thënë Simiç duke shtuar se kjo është edhe porosia e presidentit të Serbisë se askush nuk do prek popullin serb.

Mbështetjen e Serbisë ndaj serbëve rë Kosovës e ka përcjell edhe zëvendës drejtori I zyrës për Kosovë Damjan Joviç duke thënë se me dhunë tentohet të krijohet frikë te serbët.

“Megjithatë, serbët e dinë se secili okupim është I rëndë, por po ashtu e dinë se asnjë okupim nuk zgjat përjetë, as ky” ka thënë Joviç

Më mirë të ulemi të merremi vesh, sepse ne nuk jemi për luftë, porositi ai shqiptarët.

Drejtori i spitalit rajonal në Mitrovicë dr Milan Ivanoviq tha se është e qartë se qëllimi kryesor I shqiptarëve është spastrimi etnik I serbëve” për këtë duhet të sillemi me maturi ".

Fuqishëm jam i bindur se shteti ynë dhe presidenti Vuçiq mendojnë dhe llogarisin në ne dhe kemi marr garanci se do mbroj popullin tonë në Kosovë, tha Ivanoviç.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut Srgjan Vuloviç tha se sot atje (Zubin Potok) ishte gjendje e vërtetë lufte.

"Ne jemi mbrojtur me vendosje të barrikadave dhe ndezjen e gomave duke dashur të tregojmë se nuk duam arrestime dhe rrahje. Ne na duhet paqja dhe bashkëjetesa me shqiptarët, por këto aksione nuk shpien atje” ka thënë ai, duke shtuar se serbët e kësja komune nuk kanë asnjë lidhje me veprime kriminale që ju ngarkohen.

Zëvendësministri i policisë së Kosovës Milan Radojeviç ka thënë se " nuk mund të gjej arsyetim për këtë veprim pa marr parasysh se ai u krye me arsyetimin e luftës kundër korrupsionit ".

Nëse ka pas dyshime se është kryer vepër penale, pse u dashtë të kryhet me 70 automjete të blinduara ka thënë Radojeviç.

Sipas kryetarit të Leposaviqit Zoran Todiç në këtë komunë janë arrestuar shtatë pjesëtar të policisë, tri femra dhe katër meshkuj.

Sipas tij ky aksion nuk kishte qëllim luftën kundër korrupsionit por frikësimin e serbëve nga Kosova.

"Ne jemi të vendosur të mbetemi këtu dhe mundemi vetëm me shtetin e Serbisë ", tha Todiç duke përkujtuar se edhe në të kaluarën kishte moment të rënda dhe se I ka mbrojtur uniteti dhe bashkimi.

Kryetari i komunës së Zveçanit Vuçina Jankoviç mendon se Prishtina me këtë aksion ka dashur të tregoj serbëve që jetojnë në Kosovë por edhe Beogradit se populli serb nuk është i dëshiruar në Kosovë.

Jankoviç apeloi te forcat ndërkombëtare para së gjithave të EULEX dhe KFOR që të mbrojnë popullin serb sepse kjo është detyra e tyre.

Porosia serbëve është se shteti I Serbisë nuk do lejoj ndonjë përndjekje apo stuhi me të cilën vringëllojnë në Prishtinë ka thënë zëvendës drejtori I zyrës së Kosovës Dushan Kozarev që I shprehu mirënjohje popullit serb në durimin dhe kuptim të situatës.

Populli serb dhe Serbia do të bëjnë çmos që gjërat të shkojnë rrugës së paqes dhe kompromisit..

Kemi forcë, vullnet dhe vendosmëri që nëse duhet të fitojmë, përfundoi Kozarev për TV Most.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat