Si ka mundur të reagoj Serbia: Të ia tërheq vërejtjen NATO-së?

Lajme

Si ka mundur të reagoj Serbia: Të ia tërheq vërejtjen NATO-së?

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Prishtina nuk ka marr e vetme vendimin që të niset në aksionin në veri mendojnë Milovan Drecun dhe Nebojsha Çoviç, shkruan “”B92” përcjell “Bota Sot”, që thonë se presin që incidente të ngjashme të përsëriten.

Ish-kryetari Qendrës Koordinuese për Kosovë Çoviç ka thënë se “provokimet mund të intensifikohen ndërmjet 5 e 12 qershor kur Prishtina “bënë festë” me rastin e “çlirimit” dhe ku pritet ardhja edhe e Klarkut dhe Klintonit, që mendon se Serbia duhet të aplikoj “masat parandaluese” siç bënë ShBA kur dërgon aeroplan bartësen në Iran dhe shprehen se kjo është në funksion të paqes dhe parandalimit".

Nga ana tjetër Drecun kryetar i Këshillit të Kuvendit për Kosovë ka thënë se me këtë aksion Prishtina dërgon Beogradit porosinë se nuk do dialog dhe pajtim.

"Presidenti dhe Qeveria nga Kuvendi i kanë dërguar shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare se ne duam të vazhdohen bisedimet se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në paqe edhe në krijimin e kushteve për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve dhe morëm përgjigje: në porosinë tonë ata u përgjigjën me brutalitet, me ç’rast kanë lansuar dezinformata për të detyruar tërheqjen e popullatës në Serbi nën tregimin e tradhtisë së Beogradit ", ka thënë Drecun, që porosinë e këtillë e komenton si spastrim etnik.

Ai ka quajtur sjellje jo të zakonshme të KFOR-it kur trupat hungareze kanë dashur të ndihmojnë e komanda i ka kthyer prapa, ndonëse ka mandat për ruajtjen e popullit serb.

Çoviç tërheq vërejtjen se shqiptarët me tregimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit kanë shqetësuar bashkësinë serbe dhe qëllimin për spastrim etnik, duke shtuar se Serbia duhet të jetë e gatshme edhe për “variantin më të keq” dhe incidentet e reja, por ka kaluar koha e bombardimit të Serbisë.

Kapaciteti i Serbisë që të reagoj në Kosovë në situata të ngjashme është shumë e kufizuar, ndërkohë që thekson se pushteti ynë mund direkt ose indirekt të ndikoj në procese.

"Ndikimi direkt realizohet përmes popullit serb, prandaj është me rëndësi uniteti, nga ana tjetër Serbia bënë aktivitete të ngjeshura diplomatike me vendet mike si Kina edhe Rusia që kanë ndikim në Prishtinë, kanë kontingjente të trupave në KFOR dhe mund ndikojnë te shqiptarët ", tha ai.

Sipas tij Serbia ka mundësi q ëtë dërgoi “vërejtje preventive” në bazë të forcimit të kapaciteteve të veta mbrojtëse.

"Nuk është thjeshtë vendimi për përdorim të kapaciteteve. Ngritja e nivelit të gatishmërisë duhet të jetë vërejtje e mjaftueshme që shqiptarët mos të vazhdojnë eskalimin ", tha Drecun duke përsëritur vërejtjen për Thapin “mos të fshihet pas NATO-së ".

"Qëndrimi im ishte që të dërgojmë vërejtje NATO-së që nëse ata nuk mund të mbrojnë popullin serb mos të mendojnë të vijnë në konflikt me ne, nuk janë më rrethanat e njëjta ", tha ai.

Çoviq ka thënë se për incidentet e fundit do duhej të reagonte sekretari i OKB-së, pasi janë sulmuar punonjësit e UNMIK-ut. Drecun pajtohet me këtë pasi është hedh doreza ndaj organizatës botërore pro edhe Rusia se u rrah shtetasi i saj.

Ky është incident serioz që mund të trimëroj edhe në sulme tjera ndaj UNMIK-ut andaj duhet ndërmarr aktivitete në këtë fushë“, nënvizon Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat