Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita qeveritare, kundër vlerave evropiane

Lajme

Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita qeveritare, kundër vlerave evropiane

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:52
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Raporti i Progresit për Kosovën këtë vit sjellë në mënyrë të qartë mesazhin se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më parë, ndërsa nxjerrë në pah zhgënjimin e Bashkimit Evropian karshi emërimit të kriminelëve të luftës në pozita të larta.

Kështu ka deklaruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë konferencës për Raportin e Progresit për Kosovën, ku ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë nuk është në dobi të askujt.

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE, ndërsa tha se boshllëqet e rëndësishme mbeten, ku duhet parë reforma në tërë rajonin, posaçërisht në zbatimin e ligjit.

Apostolova ka thënë se me pakon e sotme të zgjerimit, Komisioni Evropian konfirmon zotimin për zgjerim.

Apostolova: Liberalizimi i vizave sa më shpejt që është e mundur 

“Në raportin aktual, që do ta lexojmë, edhe në pjesën që janë konkluzionet dhe rekomandimet, që janë pjesa më e rëndësishme, është theksuar shumë qartë që të gjitha kriteret janë përmbushur. Si Komisioni edhe Parlamenti Evropian rekomandojnë shumë liberalizimin e vizave për Kosovën, që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është edhe një fjali që thotë se komisioni nxit që kjo çështje të merret nga Këshilli, nga shtetet anëtare, në mënyrë urgjente. Mendoj që kjo është gjuha më e fortë që kemi parë deri më tani në raport, që nxit shtetet anëtare që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

Apostolova, tha se porositë e përfaqësuesve të BE-së ishin të qarta, teksa shtoi se ka fusha në të cilat duhet bërë shumë. E për emërimet e komandantëve të luftës në pozita të larta shtetërore, ajo tha se janë kundër vlerave evropiane. Madje, duke folur për këtë, Apostolova përdori edhe termin “kriminel”.

Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta qeveritare, kundër vlerave evropiane

“Funksionimi i Kuvendit minohet nga një mjedis shumë i polarizuar politik, dobësitë në funksionimin e saj, mungesa e shpeshtë e kuorumit si dhe vonesa në aktivitete legjislative. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbetet e dobët. Shpesh vendimet, problematikat nga Qeveria nuk janë as në linjë as me frymën e as me ligjet e saj. Tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, minon përpjekjet rajonale dhe nuk është e qëndrueshme. Shpresojmë që të kalojmë këtë pengesë për marrëdhëniet Kosovë – BE së shpejti. Emërimet e pamerituara në baza politike kanë vazhduar në shumë raste. Përndryshe, emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta qeveritare është një zhgënjim kundër vlerave evropiane”, tha ajo.

E angazhim më i madh, Apostolova tha se nevojitet edhe në arsim dhe për një ambient më të mirë.

Apostolova: Nevojitet angazhim i madh politik për arsim më cilësor dhe mjedis më të mirë

“Shumë më tepër angazhim politik nevojitet për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për t’i adresuar boshllëqet në treg. Sa i përket mjedisit, shohim një kërkesë të madhe për të adresuar ndryshimet në klimë dhe mbrojtje, dhe ushqim më i shëndoshë. Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më me seriozitet”, tha ajo.

Megjithatë, krahasuar me raportin e vitit të kaluar, ajo tha se ky i sivjetmi ofron pasqyrë më të mirë për Kosovën. Sipas saj, përparim është bërë edhe në zhvillimin ekonomik,  me tenderim transparent dhe avancime të mira në fuqizimin e financave publike.

Apostolova: Kosova ka kapacitete administrative për zbatimin e reformave

“Kemi parë përparim të madh në reformimin e reformave evropiane. Qeveria ka treguar zotim për të zbatuar zotimet e agjendës evropiane dhe përparim i madh është bërë së pari në administratën publike dhe qeverisjen e mirë, në pakon legjislative të miratuar në shkurt, funksionimi dhe llogaridhënia e organeve publike dhe agjencive dhe reforma e pagave. Një progres tjetër është bërë në sundimin e ligjit dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vazhdim e sipër, për miratimin e kodit penal. Shoqëria civile po luan një rol shumë të madh aktiv për të drejtën publike. Zhvillimi ekonomik është bërë. Kosova ka kapacitet administrativ për të zbatuar reformat”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Raporti i Progresit për vitin 2019, vë në pah se në Kosovë vërehet  progres edhe në luftimin e terrorizmit përmes krijimit të kushteve më të mira rehabilituese dhe ri-integruese për ushtarët e huaj terroristë dhe familjet e tyre. 

Apostolova: Liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur

 Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur sot për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas publikimit të Komisionit Evropian të Raportit të Progresit për Kosovën, Apostolova theksoi se në raportin aktual theksohet që të gjitha kriteret janë përmbushur dhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian rekomandojnë liberalizimin për Kosovën që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mendoj që kjo është gjuha më e fortë që kemi parë në raport që nxit shtetet anëtare që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt”, është shprehur Apostolova.

Ndryshe, në raportin e progresit, në pjesën mbi kriteret politike, thuhet se Kosova ka bërë progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor në fushat e sundimit të ligjit dhe administratës publike.

Kuvendi ishte në gjendje të ndërtonte shumicën për disa çështje strategjike kyçe për Kosovën, siç tregohet nga ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe miratimi i reformave legjislative të rëndësishme në BE.

Megjithatë, Asambleja vazhdoi të vepronte në një kontekst politik shumë të polarizuar dhe mbetën dobësitë në funksionimin e saj të përgjithshëm, siç dëshmohet dukshëm nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit, duke rezultuar në vonesa në veprimtarinë legjislative.

Ka pasur progres të kufizuar në adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe komunale të mbajtura në vitin 2017, thuhet në pjesën e Raportit të Progresit mbi kriteret politike.

Apostolova në konferencë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova po mban konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat