Ja çka thotë portali rus për Kosovën dhe aksionin e Policisë

Lajme

Ja çka thotë portali rus për Kosovën dhe aksionin e Policisë

Nga: F. B. Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:44
Putin

"Për Moskën Kosova është jo vetëm pjesë e raportit me Serbinë ku Rusia pozicionohet si mbrojtëse, por edhe element me rëndësi i konfliktit me perëndimin” ka vlerësuar portali rus “Rosbalt” përcjell “Bota Sot”.

"Viteve të fundit çështja e Kosovës në Rusi shfrytëzohet për qëllime propaganduese duke tentuar të arsyetohet bashkimi i Krimes, në anën tjetër që të tregoj perëndimin mos suksesin e misionit paqeruajtës në Ballkan", vlerësohet në koment.

Në vazhdim thuhet se ndonëse Moska "në atë kohë ka përshëndetur fillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve, ajo nuk është  e interesuar për sukses,për shkakun se Serbia do përparonte në rrugën euro-integruese që do nënkuptoj dobësimin e lidhjeve të saj me Rusinë ".

Rusia të martën me vullnetin e saj u gjend në konfliktin e Beogradit me Prishtinën, kur forcat policore të Kosovës kanë kryer një operacion të madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe kur arrestuan shtetasin rus bashkëpunëtor të UNMIK-ut.

Portali njofton se ai është liruar, por vetë fakti i arrestimit ka sjell deri tek forcimi i konfliktit.

“Rosbalt” shkruan se ashpërsimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë ngjarje të rregullta para së gjithave në veri të Kosovës.

Në tekst thuhet se secila përpjekje që në Kosovë të bëhet presion  dhe përfshirja e Rusisë e ka larguar perspektivën evropiane të Serbisë.

"Vetë (presidenti Vuçiq) pa u lodhur përsërit dëshirën që përgjithmonë të mbyll temën e Kosovës në mënyrë që të shpejtojë hyrjen (e Serbisë) në BE, ndonëse nuk hedh poshtë premtimet se do përdor ushtrinë në “mbrojtjen e popullit tonë”  thuhet në tekst.

Në vazhdim tekstit thuhet se në parim është joreale të flitet për përdorimin e forcës ndaj Kosovës dhe se ai opsion “jopopullor” edhe mes zgjedhësve  në Serbi.

Autori thekson se Rusia "praktikisht me asgjë" nuk mundet të ndihmoj Vuçiqin përveç dënimeve me kumtesa dhe “ deklaratave poshtëruese dërguar udhëheqjes së Kosovës ".

Moska nuk ka ndikim ushtarak në Ballkan, ndërsa pjesëmarrja e saj diplomatike edhe politike në procesin e zgjidhjes është kufizuar në vitin 2008. Mbështetja ruse ndaj diplomacisë serbe në bllokimin e integrimit  të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare më shumë i bënë dëm Beogradit vlerësohet në artikull.

Aty vlerësohet se secila përpjekje e Moskës që të forcojë rolin e saj në regjion është pritur me rezistencë  të paparashikueshme të elitës politike në Kosovë dhe shumicës shqiptare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat