Kërkohet 1 muaj paraburgim për 19 të akuzuarit për kontrabandë

Lajme

Kërkohet 1 muaj paraburgim për 19 të akuzuarit për kontrabandë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:20
Foto para Gjykatës

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë para pak minutash ka përfunduar seanca dëgjimore për 19 policët e arrestuar dje në veriun e Mitrovicës. Seanca ka nisur në orën 13:00.

Burime të mediave brenda seancës bëjnë me dije se prokurori i rastit, Sylë Hoxha, para trupit gjykues ka kërkuar një muaj paraburgim për të gjithë të akuzuarit.

Propozimin e prokurorit special e kanë kundërshtuar të gjithë avokatët e 19 policëve.

Trupi gjykues vendimin për këta të fundit pritet ta shpallë nesër.

Ndërkohë që të gjithë të dyshuarit, pra 19 policët janë dërguar sërish në mbajtje.

Nesër pritet të dëgjohen edhe 8 persona që dje u arrestuan në veri e që janë të përfshirë në kontrabandë e krim të organizuar.

Nesër vazhdon seanca nga ora 9:00 edhe për 8 pjesëtarë të dyshuar për kontrabandë pasi qe ishin me mungesë të avokatëve dhe merret vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat