Abdixhiku reagon ashpër pas sulmit ndaj gruas në Lipjan: Po tregohemi trima me një grua të shkretë

Lajme

Abdixhiku reagon ashpër pas sulmit ndaj gruas në Lipjan: Po tregohemi trima me një grua të shkretë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 01:09
Lumir Abdixhiku

Një grua me inicialet Z.S është raportuar se po rrëmben fëmijët në Malishevë dhe Prizren, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur identifikimin dhe e ka shoqëruar për intervistim atë në Polici.

E njëjta pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë.

Por, pak orë më pasë gruaja që thuhet se është nga komuniteti rom të Podujevës, sulmohet nga disa fëmijë.

Pos brohoritjeve që fëmijët ia bëjnë asaj, njëri nga ta e godet dhe e rrëzon për toke.

Lidhur me këtë ka reaguardeputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se po tregohemi trima me një grua të shkretë që sulmohet e linçohet, por që jemi qingja e të durueshëm më grabitësit e vërtetë.

“Trima e azganë me një grua të shkretë që sulmohet, linçohet e përshkruhet si monstrume. Qingja e të durueshëm me grabitësit e vërtetë; kapës politik që s’lënë gjë pa fëlliqë e pasuri pa vjedhë”, deklaroi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat