Vuçiq nuk ndalet, sërish i reagon KFOR-it për aksionin e policisë së Kosovës

Lajme

Vuçiq nuk ndalet, sërish i reagon KFOR-it për aksionin e policisë së Kosovës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:44
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për aksionin e policisë së Kosovës në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë një reagim të ri ndaj KFOR-it në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri.

Ai ka thënë se ajo që kishte deklaruar duke parashikuar aksionin ishte marrë në media si paralajmërum.

Por, sipas tij kjo nuk do të thotë se dikush e kishte njoftuar për situatën por e kishte zbuluar vetë.

Vuçiq ka theksuar për “TV Pink” se askush nuk mund ta akuzojë Serbinë për diçka.

“Kam paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare dhe njerëzit tanë se do të ndodhë kjo. Sigurisht se do ta bëj nëpërmjet mediave. Por, kjo nuk do të thotë se dikush më ka lajmëruar ose kemi qenë të njoftuar, por presidenti e ka zbuluar”, tha ai.

“Unë si president i Serbisë kam paralajmëruar këtë skenar në Kosovë e ata që duhej ta ndalonin, nuk e kanë bërë për shkak se janë bërë se nuk e dinë sikur kjo nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin dhe krimin”, shtoi Vuçiq.

“Kanë folur për aksion në gjithë territorin e Kosovës kur në fakt gjithçka ndodhi në veri të Kosovës në mënyrë që të largohen ata që mund t’u kundërvihen. Nuk është në rregull të shkoni kundër popullit, vetëm për shkak se nuk i dëshironi përfaqësuesit legjitim”, theksoi ai.

Vuçiq u zotua se gjithmonë do të jetë pranë popullit serb. “Do të jem me popullin serb, jo me kriminelët dhe keqbërësit. Nuk i kam mbështetur kurrë”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat