Si përfundoi plani i operacionit në Veri në mediat serbe –policia nis hetimet

Lajme

Si përfundoi plani i operacionit në Veri në mediat serbe –policia nis hetimet

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:19
Polic i njësisë speciale të Kosovës

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për dokumentet konfidenciale që dyshohet se i kanë humbur disa pjesëtarëve të saj që morën pjesë në aksionin kundër kontrabandës në veri të vendit. Të njëjtat u bënë publike nga mediat serbe, derisa në to shkruhet në detaje për operacionin. Lajmin e ka konfirmuar për Express, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj duke thënë se është ende herët që të flitet, pasi që kjo edhe mund të ketë ndodhur duke pas parasysh situatën që ishte atë ditë.

Disa dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës për operacionin në veri të vendit, janë bërë publike nga mediat serbe.

Aty shkruhen në detaje lista me emra të policëve pjesëmarrës, numra të telefonit, adresat e shtëpisë e emrat e personave për të cilët iu ishte dhënë urdhër që t’i arrestonin atë ditë.

Këto dokumente që konsiderohen konfidenciale e që gabimisht kanë dal në publik, bënë që në Policinë e Kosovës të fillojnë hetimet.

Image
ImageDrejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë të ditur për Express se kanë filluar hetimet për të parë se si kanë rrjedhur ato informacione mirëpo deri më tani nuk kanë ende ndonjë gjetje.

Tutje, Qalaj ka konfirmuar se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur kjo, duke pasur parasysh mënyrën se si ka rrjedhur operacioni.

“ Jemi duke e hetu këtë çështje, nuk e di për momentin, e dini atë ditë ka qenë rrëmujë është e mundur që ka ndodhë po momentalisht jemi duke punu”, shtoi ai, duke thënë se secila njësi e cila ka qenë e përfshirë në operacion ka planin e vet taktit.

“Secila njësi ka plane taktike të veta jemi duke e hulumtu është shumë herët me fol. Ka mundësi që ju ka rënë gjatë aksionit, tu e pash parasysh situatën”, tha Qalaj.

Në aksionin e së martës që rezultoi edhe me rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës, me të plagosur e të arrestuar, u vunë nën pranga 19 zyrtarë policorë e 9 qytetarë.

Ky operacion u parapri nga një hetim disa mujor i IPK-së e Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Përveç arrestimeve, nga aksioni është plagosur një zyrtar policor dhe tre të tjerë janë lënduar. Operacione të policisë në dyshimet e njëjta janë bërë edhe në disa komuna të tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat