Sali Berisha shpalos detaje nga bisedat e tij me Adem Demaçin

Lajme

Sali Berisha shpalos detaje nga bisedat e tij me Adem Demaçin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:30
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në intervistë për emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, tha se ai i ka kërkuar personalisht Adem Demaçit që të shkojë në Rambuje, por ai vetë kishte refuzuar, e kishte shkuar në Slloveni.

“E pyeta se kush të ka zgjedhur ty? Me tha shtabi. Kështu i thash në rregull, do të shkosh në Rambuje, për shkak se ke vuajtur 28 vjet burg sepse ka rëndësi të madhe që të shkosh ti. Jo më tha, nuk pranoj, do shkoj në Slloveni se edhe kam probleme shëndetësore” deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se që nga ajo kohë, më kurrë nuk e kishte takuar Adem Demaçin.

Berisha gjithashtu tregon se i kishte ofruar Demaçit makinën e tij që ai të udhëtonte në Shqipëri dhe ta shihte gjendjen e saj.

“I them unë: kërkoj një gjë nga ti, kërkoj ta marrësh një makinë, e ta jap makinën time, të shkosh nga Tirana në Elbasan, Korçë, Ersekë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, e pastaj kthehu, shih vetë me sy se kus është Shqipëria, e pasatj eja më thuaj se si është gjendja”.

Ai tregon se Demaçi e kishte pranuar ofertën e tij dhe në fakt kur u kthye bëri deklarata të mira për Shqipërinë.

“Që nga ajo ditë, ai ka hyrë në shtëpinë dhe zyrën time si një mik” shtoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat