Incident në festivalin serb ku po shfaqej filmi për të zhdukurit në Kosovë

Lajme

Incident në festivalin serb ku po shfaqej filmi për të zhdukurit në Kosovë

Nga: F.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:14
Pamje nga incidenti

Në hyrje të “ Dorçol Platz” edhe më tutje është një kordon i policisë, ndërsa pjesëmarrësit dhe vizitorët e festivalit po drejtohen në hyrjet tjera dhe iu këshillohet që mos të shkojnë nga aty në këmbë, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota Sot”.

Forcat të shumta policore në përgatitje të përballjes dhe thyerjes së protestuesve duke përdor forcën kanë shpërndarë një grup të madh të huliganëve, që janë tubuar përpara “Dorçol Platz” në Beograd në kohën e Festivalit "Mirdita, dobar dan", në të cilin publikut beogradas i prezantoheshin artistë bashkëkohorë nga Kosova, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij mediumi jo zyrtarisht mësohet nga policia se në pyetje janë grupet e tifozëve. Ata kanë bartur transparentin me flamur të Kosovës mbi të cilin është vendosur stema e Serbisë dhe shkrimi “Nuk ka dorëzim” duke thirrur parulla me fyerje për shqiptarët.

Pas orës 21.00 një qind metra në hyrje të “Dorçol Platz” është vendosur një tjetër kordon me policë që ka evituar një grup më të vogël të tubuarve për të hyr në objekt, Në rrugën “Car Dushan” ka qenë një grup më i madh i huliganëve, por rreth orës 22 ata kanë nisur të shpërndahen.

Në hyrje të “Dorçol Platz” edhe më tutje qëndron kordoni me policë ndërsa vizitorët dhe pjesëmarrësit po drejtohen në daljen tjetër dhe këshillohen që nga aty mos të shkojnë në këmbë, Shumica e vizitorëve edhe më tutje është në oborr ndërsa programi i sotshëm ka përfunduar.

Në prag të këtij incidenti në Festival u zhvillua debati " Jeta në kujtim të zhdukurve ", më pas u mbajt projeksioni i filmit dokumentar "Ferdonija" për personat e humbur në luftën e Kosovës.

Festivali "Mirdita, dobar dan" u hap më 29 maj në Qendrën për Dekontaminim Kulturor (CZKD), ndërsa para fillimit të këtij manifestimi para CZKD janë tubuar një grup prej dhjetëra djathtistësh shumica të rinj që kanë kënduar këngë të tifozëve, të cilët janë ndaluar nga policia të afrohen në vendin e festivalit.

Djathtistët së pari tentuan që të depërtojnë kordonin me policë që siguronte hyrjen, por nuk ia dolën. Para kordonit më pas kanë shpalos transparentin dhe kanë brohoritur “Këtu është Serbia” dhe me zmadhues kanë lëshuar këngë për Kosovën. Të gjithë të tubuarit janë shpërndarë rreth dy orë pas fillimit të festivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat