Ambasadori gjerman në Serbi: Po bëjmë gjithçka që të përtëritet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

Lajme

Ambasadori gjerman në Serbi: Po bëjmë gjithçka që të përtëritet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:03
Ilustrim

Ambasadori gjerman në Serbi Tomas Shib ka deklaruar se po bëhet gjithçka që të përtëritet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, prandaj është shumë me rëndësi që mos të ngriten tensione dhe që të dy palët të jenë konstruktive, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Shib ka shtuar se " Bashkimi Evropian , shefi gjerman i diplomacisë dhe Qeveria gjermane kërkojnë tërheqjen e taksave (në mallrat serbe) dhe shpresojmë se shpejti do ketë progres. Jemi optimist se mund të përtëritet dialogu ", ka thënë Shib për “Veçernje Novosti”

Ai ka theksuar se nuk ka afate nga BE kur pritet të arrihet marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Do donim që të dy palët të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese. Nuk ka kuptim përshpejtimi i gjërave vetëm që të ketë një marrëveshje, pro është me rëndësi që marrëveshja të jetë gjithëpërfshirëse edhe e qëndrueshme që do kontribuoj në stabilitetin dhe jo të sfidoj dhe nxis probleme të reja ", tha ai.

Ambasadori gjerman ka thënë se vendi i tij është i shqetësuar për shkak të rrezikut që situata në veri të sillet deri në eskalim, por më e rëndësishmja është që situata tash është nën kontroll dhe që dy palët tregojnë përmbajtje.

"Me rëndësi që kanalet e komunikimit janë të hapura dhe funksionojnë” tha Shib.

Duke fol për aksionin e policisë së Kosovës, Shib ka thënë se “duket” edhe informatat që janë nga Prishtina flasin për aksion të planifikuar gjatë dhe të drejtuar kundër krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat