“Ndihem e sigurtë kur më duan. Por ndihem e trishtuar kur bëj seks me gjyshin tim”.
Janë këto fjalët dramatike që çuan në arrestimin dhe dënimin e 73-vjeçarit australian Desmond Gore, i cili u gjet fajtor për abuzimin me një vajzë 8 vjeçe.
Vajza i ishte dhënë në kujdestari të moshuarit cili e kishte birësuar dhe e mitura e cilësonte si gjysh burrin. Gore u shpall fajtor këtë të martë për 20 akuza për abuzim seksual, mes tyre për përdhunimin e tre vajzave 8 vjeçe, nga gjykata e Perth.
Abuzimet janë kryer në shtëpinë e tij, në periferi të Armadale, në juglindje të Perth, mes viteve 2007 dhe 2010.
Gjithçka u zbulua pasi një asistente sociale, gjeti mesazhin e të miturës në një kuti.
Letra ishte shkruar nga vogëlushja, e cila në atë kohë ishte 8 vjeçe, duke bërë që të bëhet denoncim. Pas saj edhe dy të mitura të tjera u paraqitën në polici, duke përshkruar me detaje, abuzimet që pësonin nga i moshuari.
Megjithatë 73-vjeçari i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke pretenduar se e bëjnë gjithçka për ti marrë paratë.
Jo vetëm kaq, por ai tha se nuk do mundte kurrë ti përdhunonte të miturat, për shkak se atë kohë ka qenë impotent.