Stefanoviç: Situata është komplekse, gatishmëria e plotë e ushtrisë dhe policisë mbetet në fuqi

Lajme

Stefanoviç: Situata është komplekse, gatishmëria e plotë e ushtrisë dhe policisë mbetet në fuqi

Nga: F.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:22
Foto

Ushtria dhe Policia edhe më tutje janë në gatishmëri të plotë luftarake, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, duke përkujtuar se kjo gjendje është q nga e marta dhe do zgjas deri sa të vlerësohet si e nevojshme, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Po ashtu të gjitha njësitë speciale të MPB janë të gatshme që në afatin më të shkurtër të angazhohen në kryerjen e detyrave. Në pyetjen kur do hiqet urdhri për gatishmëri luftarake, ai tha se çdo ditë vlerësohet situata dhe ato do të hiqen kur të krijohen kushtet.

Stefanoviç theksoi se presidenti Vuçiq ka investuar shumë përpjekje që Serbia të jetë faktor i stabilitetit, pro ka dërguar porosi të qartë se nuk do jemi vëzhgues të ndjekjes së popullit tonë, nëse Vuçiq nuk do vepronte kështu “kush di ku do përfundonte”.

Lidhur me aksionin e policisë ai pyeti ku ndodhë që policia të nokautoi gratë dhe fëmijët, të thyej automjete dhe shtënë mbi koka të njerëzve, të hedh bomba gazi në njerëz të paarmatosur që nuk bëjnë rezistencë. "Kjo nuk ekziston askund, që policia të shtijë me pushkë automatike mbi koka të njerëzve ", ka thënë ministri.

Stefanoviç tha se Serbia tregoi forcë dhe qëndrueshmëri dhe po mos të ishte kështu situata tash do shkonte nga përndjekja serioze. Ai tha se banorët në Kosovë janë të shqetësuar dhe duket cinike deklarata se ishte operacion rutinë që Serbia u dashtë të mbështes.

Sipas tij situata është e komplikuar, sepse si mund të bisedohet me njerëz që nënshkruajnë marrëveshje dhe pastaj i bien pishman tha ai, duke nënvizuar se Beogradi është i shqetësuar për serbët në Kosovë.

Pushteti në Prishtinë nuk është i kënaqur që Serbia ka më shumë mbështetje dhe forcë ekonomike dhe forca ushtarake prandaj ata shfaqin nervozë. AI thotë se Serbia nuk do lejoj përndjekjen dhe për janë të vetëdijshëm edhe faktorët ndërkombëtar.

Aksionet e Prishtinës kanë qëllim dobësimin e çdo që mbron popullin serb ën veri, çdo gjë që mund të bëjë rezistencë përndjekjes, prandaj janë përcaktuar njerëzit që kanë mbështetje tek populli serb.

Lidhur me deklaratën e KFOR-it se Beogradi ishte i informuar, kjo është absolutisht jo e vërtetë, Beogradi ka pasur informata, por jo nga KFOR-i, por përmes kanaleve të veta dhe se presidenti Vuçiq ka tërhequr vërejtjen cilat janë synimet e aksionit. Sipas Stefanoviç KFOR-i nuk është sjellë si duhet dhe nuk ka mbrojtur qytetarët në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat