Vjosa Osmani tregon sa vota kanë për mocionin

Lajme

Vjosa Osmani tregon sa vota kanë për mocionin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:11
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka thënë se aktualisht i kanë 58 vota për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Ne i kemi mbledh 58 nënshkrime deri më tani dhe do ti rikonfirmojmë edhe një herë, por janë vetëm vota të opozitës. Nuk i kërkojmë votat e Listës Serbe, e kur hyjmë në votim nuk mund të përzihemi në votat e deputetëve. Por jemi në fazë të hershme për të folur për mocionin dhe vota, target për ne janë deputetët e pushtetit që po shprehin mospajtim me mënyrën si po udhëhiqet me shtetin. Prandaj nëse e kanë seriozisht ata do ti japin nënshkrimet e tyre”, tha Osmani.

Tutje deputetja e LDK-së shtoi se të gjithë ata që sot ankohen në votat e listës serbe dikur morën pjesë bashkë me ta në mocionin kundër LDK, edhe këta të PSD-së që dikur ishin në VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat