E shtuna e 26-të me protesta në Serbi, përmendet edhe aksioni i Policisë në veri

Lajme

E shtuna e 26-të me protesta në Serbi, përmendet edhe aksioni i Policisë në veri

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:44
Protesta në Beograd

Këtë të shtunë është mbajtur protesta e 26-të me rradhë në Beograd kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Një në pesë milionë”, është motoja përmes së cilës protestuesit po kërkojnë largimin e Vuçiqit nga posti i presidentit.

Këtë të shtunë, protestuesit janë nisur nga objekti i Radio Televizionit të Serbisë, nga ku kanë vazhduar për në qendër të Beogradit.

Sipas protestuesve, sheshet e tubimeve këto ditë kanë qenë ‘qendra të shenjta të zërit të lirisë’.

E protestuesit nuk kanë lënë pa përmendur edhe Kosovën.

Në fokus ishte aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan zyrtarë policorë që dyshohet se kanë të bëjnë me kontrabandën dhe krimin e organizuar.

Aktori, Branislav Leçiq tha se aksioni i Njësisë Speciale sipas tij ishte i koordinuar nga autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit.

Ai u bëri thirrje qytetarëe që mos të jenë sipas tij të instrumentalizuar nga politika.

Kujtojmë, se aksioni i Njësisë Speciale në veri të vendit ka shkaktuar reagime të mëdha nga pala serbe.

Madje ata kanë kërkuar edhe seancë të veçantë në Këshillin e Sigurimit për këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat