Presidenti malazez: Për Ballkanin çështje kyçe si do të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Presidenti malazez: Për Ballkanin çështje kyçe si do të përfundojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:14
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka thënë sot se “ Në Ballkan çështja kyçe (çelës) është si do përfundoj dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe vlerësoi se nëse tash lëshohet rasti do humben vite ndërsa zgjedhja shihet në aplikimin e formulës së Badinterit” shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Ai në Forumin (2BS) në Budvë ku ka fol së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se “ më e rëndësishmja është që presidentët Vuçiq dhe Thaçi të kthehen tash në tavolinën e bisedimeve sepse secila ditë e lëshuar mund të largoj nga zgjedhja, shkruan “Vijesti” malazez.

Gjukanoviç ka thënë se ka besim në akterët që bisedojmë dhe shtoi se po të ishte ai një nga biseduesit zgjidhjen do e kërkonte në respektimin e formulës së Badinterit.

„Secila shmangie bart në vete rrezik. Nuk përcaktohet kufiri vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, pritet përcaktimi i kufirit edhe mes Krocisë dhe Serbisë dhe Bosnjës e Kroacisë”, tha ai.

Ballkani perëndimor ka ndryshuar më së miri pas marrëveshjes së Dejtonit, por ende nuk janë mundur nacionalizmat shteto-mëdha, ndërsa ngadalësimi i rrugës evropiane do ndikonte në rritjen e tyre, kanë vlerësuar Gjukanoviç dhe Thaçi.

„Të gjithë mendojmë se pas Dejtonit janë mundur idetë e nacionalizmit shteto-mëdha në regjion, por nuk është ashtu. Ajo luftë nuk ka përfunduar, ideja e saj me vrull edhe në mënyrë ciklike po përtëritet. Duhet të shqetësoj se sot ka më shumë mirëkuptim për ato ide në adresat ndërkombëtare” tha Gjukanoviç.

Thaçi edhe kësaj radhe tha se normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës mund të ndodhë më shpejtë nëse BE ofron perspektivë të shpejtë për regjionin, shkruan “Vijesti”.

„Nëse Kosova mbetet e izoluar do rritet nacionalizmi dhe popullizmi, gjë që nuk është në harmoni me vlerat euro-atlantike”,tha ai duke shtuar se “ nuk ka moment më të mirë se ky i tanishëm që të arrihet marrëveshja historike” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo si tha ai do të sillte paqe në gjithë regjionin, por kjo është vështirë e arritshme.

Ai ka thënë se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në krizë dhe përsëriti se në rend dite kurrë nuk ka qenë shkëmbimi i territorit.

Thaçi tha në këtë tubim se gjëja më e mençur për Serbinë do të ishte të lejonte veriun të integrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat