Serbia pritet të ankohet në Këshill të Sigurimit për arrestimin e kontrabandistëve në Veri

Lajme

Serbia pritet të ankohet në Këshill të Sigurimit për arrestimin e kontrabandistëve në Veri

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:50
Serbia pritet të ankohet në Këshill të Sigurimit për arrestimin e kontrabandistëve në Veri

Serbia do të kërkojë që në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit që do të mbahet me 10 qershor, të diskutohet për situatën në Kosovë, veçanërisht për aksionin e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu arrestimin e dy zyrtarëve të UNMIK-ut.

Kështu shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, duke thënë se ndër të tjera do të kërkohet që të diskutohet edhe për deklarimet e fundit të Thaçit se nuk do të lejojë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe atë që do të iniciojë bashkimin me Shqipërinë.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, shpreson që do të ketë edhe një reagim zyrtar të Brukselit.

Policia e Kosovës me 28 maj ka kryer një aksion masiv në të gjithë Kosovën, në kuadër të luftimit të kontrabandës. Pjesë e aksionit ka qenë edhe pjesa veriore e territorit, ku janë arrestuar shumica e të dyshuarve.

Më shumë se dhjetë të arrestuar janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë lejuar dhe bashkëpunuar me kontrabandistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat