Ky ishte shkrimi i Bardhyl Ajetit për Baton Haxhiun, 10 ditë para se të vritej

Lajme

Ky ishte shkrimi i Bardhyl Ajetit për Baton Haxhiun, 10 ditë para se të vritej

Nga: D.RR Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:36
Bardhyl Ajetit

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, teksa ka kujtuar se nesër bëhen 14 vite nga atentati ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili punonte në “Bota sot”, ka treguar edhe shkrimin e tij 10 ditë para se të vritej.

Më 3 qershor të vitit 2005, disa persona të panjohur, e kishin qëlluar me armë në kokë Bardhylin, rrugës duke shkuar për në Gjilan. Më 25 qershor të po atij viti, Ajeti ndërroi jetë në një spital të Milanos në Itali.

“Baton Haxhiu apo avokati i dosjeve të PDK-së”, kështu titullohej shkrimi i Bardhyl Ajetit.

“B. Haxhiu do të ishte shumë i lumtur sikurse në vendin tonë të ndodhte përmbysja e demokracisë dhe në vend të saj të vinin njerëz të regjimit komunist-titist-majtist. Gënjeshtrat e B.Haxhiut shihen qartazi edhe në intervistën e tij të fundit të që është botuar në gazetën ditore që financohet nga përkrahësit e Haxhiut në Kosovë”, shkruante ndër të tjera gazetari Ajeti në shkrimin e tij.

Postimi i plotë i Xhevdet Mazrekajt në Facebook:

Gazetari Bardhyl Ajeti u vra 10 ditë pas publikimit të këtij shkrimi

Baton Haxhiu apo avokati i dosjeve të PDK-së

Kështu titullohej shkrimi i gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti nga vrasja e të cilit, nesër mbushen 14 vite. Ky shkrim ishte botuar rreth 10 ditë para se të vritej.

“B. Haxhiu do të ishte shumë i lumtur sikurse në vendin tonë të ndodhte përmbysja e demokracisë dhe në vend të saj të vinin njerëz të regjimit komunist-titist-majtist. Gënjeshtrat e B.Haxhiut shihen qartazi edhe në intervistën e tij të fundit të që është botuar në gazetën ditore që financohet nga përkrahësit e Haxhiut në Kosovë”, shkruante ndër të tjera gazetari B në shkrimin e tij.

Vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti vazhdon të mos zbardhet nga drejtësia e Kosovës. Por shkrimet që la pas vetes flasin shumë lidhur me atë që drejtësia po heziton ta thotë..

Një ditë e vërteta do të dalë në shesh dhe vrasësit do ta marrin dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat