Gjukanoviç flet për aksionin e Policisë së Kosovës

Lajme

Gjukanoviç flet për aksionin e Policisë së Kosovës

Nga: F.B. Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:55
Gjukanoviç

“Më e rëndësishmja në këtë moment është krijimi i kushteve për vazhdimin e dialogut në mënyrë që përfundimisht të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë Dragan Gjukanoviç, kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme, shkruan “Telegrafi”, përcjell “Bota sot”

Ai ka theksuar është shumë me rëndësi të vazhdohet dialogu në mënyrë që të arrihet marrëveshja e normalizimit të plotë të raporteve.

Gjukanoviç ka theksuar se kumtesa e UNMIK-ut në të cilën thuhet se nuk ka përputhje të dhënave rreth asaj që ka ndodhur në aksionin policor të Kosovës ka ardhur me vonesë.

“Më duket se në një mënyrë UNMIK ka dashur të distancohet dhe të tregoj se UNMIK me aksionin e kryer nuk ka asgjë”, ka thënë Gjukanoviç.

Kjo po vjen në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të shqyrtohet edhe debatohet ajo që ka ndodhur në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi të dëgjohet gjendja objektive dhe të thuhet se aksioni dhe hyrja e RSU në veri të Kosovës, por edhe nga përvoja e deritashme nuk mund të priten rezultate spektakulare”, ka thënë Gjukanoviç.

Sipas tij në mbledhje në njërën anë do të distancohen ShBA, Britania dhe Franca, në anën tjetër Kina dhe Rusia dhe do të jetë pikëpyetje nëse do ketë ose jo ndonjë kumtesë.

“Mendoj se me rëndësi është diskutimi, posaçërisht në OKB, por nuk pres ndonjë rezultat”, ka thënë Gjukanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat