“Dush i ftohtë” për rrugën e integrimeve evropiane të Serbisë

Lajme

“Dush i ftohtë” për rrugën e integrimeve evropiane të Serbisë

Nga: F.B. Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:35
BE

Sipas njohësve të kësaj fushe, ky duhet të jetë kapitulli 9 që ka të bëjë me shërbimet financiare, shkruan “Telegraf”, përcjell “Bota sot”.

Serbia deri në fund të qershorit kur përfundon edhe kryesimi i Rumanisë në BE mund të hap vetëm një kapitull të ri, ka shkruar “Veçernje Novosti” duke u thirr në burime diplomatike në Bruksel.

Ky duhet të jetë kapitulli i 9 që ka të bëjë me shërbimet financiar, por si thekson gazeta beogradase, as për këtë kapitull nuk është arritur ende pajtim nga vendet anëtare.

Sipas gazetës ka opsione që në javët që vijnë Beograd të mos mund të hap asnjë kapitull dhe në këtë muaj mos të mbahet fare konferencë ndërshtetërore e Serbisë dhe BE-së.

Ky “dush i ftohtë” për integrimet evropiane të Serbisë ka kohë që jo zyrtarisht paralajmërohet nga Brukseli si për shkka të problemeve të brendshme po ashtu edhe tentimit që të bëhet presion ndaj Beogradit në lidhje me çështjen e Kosovës.

Ritmi i ngadalësuar i integrimeve evropiane të Serbisë posaçërisht diktimi i disa vendeve anëtare si Kroacia , por edhe dyshimet që shfaqen nga  vendet baltike që ju pengon raporti i afërm i Beogradit me Moskën llogaritet të jenë shkaqet e kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat