Gjukanoviq ia tregon kufijtë, shuplakë edhe në Budvë për Hashim Thaçin

Lajme

Gjukanoviq ia tregon kufijtë, shuplakë edhe në Budvë për Hashim Thaçin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:20
Gjukanoviq dhe Thaçi

Ideja për ndryshim kufijsh ka marrë edhe një goditje gjatë vikendit. Për këtë është kujdesur Milo Gjukanoviq, i cili bashkë me Hashim Thaçin është paraqitur në një panel  në forumin “To Be Secure” në Budvë, të organizuar nga Atlantic Council. Gjukanoviq ia ka thënë në sy Thaçit se nuk  mbështet prekjen e territoreve. E ndaj mikut të tij “Millo”, Presidenti i Kosovës është munduar të rezistojë vetëm pak.

Milo Gjukanoviq e ka të qartë cështjen e kufijve. Duke qenë në ngjarje se dy homologët e tij Presidenti i Serbisë Aleksndar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përpiqen të bëjnë një marrëveshje për ndryshimin e kufijve, e ka thënë troç mendimin e tij në Budva të Malit të Zi, gjatë një paneli ku kanë folur bashkë.

Duket se ka Gjukanoviq është nervozuar edhe më shumë për faktin se Thaci në Malin e Zi ka shkuar me qëndrimin e shprehur se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bëjnë gati deklaratat për bashkim kombëtar.

“Mos të mashtrohemi se ky rajon përfundimisht ka zgjedhur të ec drejt vlerave euroatlantike . Kjo luftë është ende aktuale. Të gjithë kemi menduar se pas marrëveshjes së Daytonit, të vitit 1995 i kemi mundur idetë e nacionalizmave për shtete të mëdha në rajon.  Siç po e shohim nuk i kemi mundur . Ne i kemi mundur në një betejë  por kjo luftë s’ka përfunuduar . Ky nacionalizëm për shtet të mëdha eështë mjafkt i gjallë dhe në mënyr ciklike po përsëritet” ka thënë Gjukanovqi.

Presidenti i Malit të Zi  ka vazhduar të elaborojë kundër ndryshimit të kufijve duke i cuar mesazhe të qarta Vuçiqit e Thacit.

 “Ajo që do duhej ta në brengos janë disa forma të kësaj ideje që po gjejnë mirëkuptim në disa adresa që në të kaluarën nuk kanë gjetur mirëkuptim të tillë . Sot ka më shumë mirëkuptim edhe pse ato ide s’po miratohen si të tilla, por e them se interpretimi mund t’i trimërojë ata që ende pak a shumë në mënyrë shumë të shkathë dhe diskerete ëndërrojnë për atë që ta ngjallin planin e rimodelimit strategik të këtij rajoni” ka vazhduar Gjukanoviq.

Elaborimi i Gjukanoviqit nuk ka përfunduar këtu. Ai më pas ka thënë se ndoshta ide të tilla mund të mos jenë të qëllimshme.

“Ti kujtojmë vitet 90’ të dhe më vonë kanë qenë mjaft aktuale idetë që në Ballkan demokracia multietnike nuk ka shansë dhe se zgjidhja është që të themelohet 3 shtete në këtë rajon , shtete të zmadhuara. E dimë se deri ku ka çuar kjo ide në vitet 90’të . Neve këtu shpesh na përshkruhet se jemi njerëz me kujtesë të shkurtër dhe se i përsërim gabimet, por tani po më duket se disa rreth nesh kanë filluar të kenë memorie më të shkurtër se ne ballkanasit . Edhe ndoshta ne me disa qëndrime sigiurisht jo të qëllimshme por jo të balancuara dhe jo mjaftueshëm të kujdesshme ndoshta po i trimërojnë këto ide destruktive dhe plotëisht jo reale për rikompozimin e këtij rajoni” ka thënë ai.

E Presidenti Thaci që në Budvë ka shkuar pasi në  Tuz e ka takuar kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj është munduar t’i përgjigjet homologut të tij pa e zgjatur shumë.

“Unë beosj se të gjithë ne kemi mësuar se ku ka çuar nacionalizmi, çfarë tragjedia dhe pasojash. Por një gjë duhet të jemi të qartë se rajoni nuk është më në kohë të Daytonit as Kosovë e Serbi nuk është më në kohën e Rambujesë e as Maqeodnia në kohë e marrëveshjes së Ohridit dhe rajoni kurrë më  mirë nuk ka qenë secili komunikon me secilin dhe mundësitë për të mbyllur cështjet e hapura kurrë nuk janë më të mira”

E drejtuesi i debatit Nënpresidenti i Këshillit të Atalntikut  Damon Ëilson i cili para disa ditës ka qenë në vizitë edhe në Kosovë e ka pyetur Presidentin për deklaratat rreth bashkimit kombëtar para Gjukanoviqit. Thaci është arsytetuar se deklaratata të tilla i ka bërë kryesisht për shkak të vonesave të BE’së.

“Pra kjo (bashkimi) kombëtar nuk është një ide që ju e promovoni” ka përfunduar drejtuesi i debatit.

E ndaj këtij konstatimi presidenti vetëm ka heshtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat