Putin për zgjidhjen parimore të çështjes së Kosovës të bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare

Lajme

Putin për zgjidhjen parimore të çështjes së Kosovës të bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare

Nga: F.B Më: 4 qershor 2019 Në ora: 12:22
Putin

Për palën ruse dokumenti i OKB-së - rezoluta 1244 për Kosovën është i shenjtë, shkruan “Expreso”, përcjell “Bota Sot”.

Zëvendës shefi i diplomacisë ruse  Aleksandar Grushko në bisedën që ka pasur me ambasadorin serb në Rusi Slavenko Terziç rreth situatës në Kosovë i ka kumtuar qëndrimin e ministrisë ruse të punëve të brendshme.

„Pala ruse ka shprehu qëndrimin parimor rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës që është bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Acarimi i raporteve ndër etnike që është e dukshme këtyre ditëve në krahinë është ndërlidhur me ndikimin shumëvjeçar të perëndimit në hapa aventuresk dhe provokimet e Prishtinës “,kumtoi ministria e punëve të jashtme qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin pas këtij takimi.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës RSU të armatosura me armë me tyta të gjata kanë ndërhyrë me 28 maj në territorin e katër komunave në veri të Kosovës. Gjatë aksionit mësohet se janë arrestuar 11 serbë, 16 shqiptarë dhe tre boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat