Vuçiq me Tanin rreth gjendjes në Kosovë: Prishtina me provokime pamundëson dialogun

Lajme

Vuçiq me Tanin rreth gjendjes në Kosovë: Prishtina me provokime pamundëson dialogun

Nga: F.B Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:51
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dënuar sulmin ndaj punonjësit të UNMIK-ut në aksionin e fundit të njësisë speciale në veri, gjë që sipas tij përbën tentim komprometimi të gjithë misionit të OKB-së, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq ka takuar sot të dërguarin e sekretarit të OKB-së në misionin e UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe mbledhjen e KS të OKB-së kur do paraqitet raporti i OKB për punën e UNMIK-ut.

"Roli i OKB-së në Kosovë është me rëndësi të veçantë për Serbinë” ka thënë Vuçiq duke shtuar se mbledhja e ardhshme e KS të OKB-së do jetë e rëndësishme për Serbinë për shkka shqyrtimit të situatës dhe zhvillimeve që kanë lënduar stabilitetin edhe ashtu të brishtë në Kosovë” ka thënë ai.

Mbledhja e KS do jetë mundësi që të bisedohet për situatën në krahinë dhe mënyrën se si OKB përkatësisht UNMIK dhe organizatat tjera mund të kontribuojnë në stabilizimin e gjendjes.

"Shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në KS të OKB është në harmoni me rezolutën 1244 dhe ka rëndësi, sepse këshilli informohet me gjendjen në terren, situatën e sigurisë, pozitën e serbëve dhe joshqiptarëve, drejtat njeriut,m ruajtjen e trashëgimisë, sundimin e ligjit dhe problemeve tjera të përditshme. Kjo pasi Prishtina në vazhdimësi bënë hapa provokuese me qëllimtë pamundësohet çfarëdo qoftë dialogu ", ka thënë Vuçiq.

Bashkëbiseduesit kanë përfunduar se prania ndërkombëtare në Kosovës është mese e domosdoshme, duke e ditur se situata ende është jo stabile me incidente edhe tensione të shpeshta thuhet në kumtesën e zyrës së presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat