‘Hapat e Prishtinës kërcënojnë të destabilizojnë rajonin’

Lajme

‘Hapat e Prishtinës kërcënojnë të destabilizojnë rajonin’

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:28
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq priti sot në Beograd homologun e tij sllovak, njëherësh kreu i OSBE-së Miroslav Lajçak.

Ai me këtë falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e integrimit të Serbisë në BE, si dhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Duke pasur parasysh se Lajçak vizitoi Shqipërinë, dhe se do të vizitojë vendet e tjera, si dhe misionin e OSBE në Kosovë, është e rëndësishme për të shkëmbyer mendime në lidhje me të gjitha problemet dhe sfidat, si dhe ‘aktet e njëanshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë të shkaktojnë destabilizim të të gjithë rajonit’ ", tha kreu i diplomacisë serbe, duke iu referuar vendimit të Prishtinës zyrtare që të mos heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat