Fushata me dollarë: Ankohen serbët, vetëm Rita Ora ende s’na ka raportuar

Lajme

Fushata me dollarë: Ankohen serbët, vetëm Rita Ora ende s’na ka raportuar

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:20
Rita Ora

Serbët kanë zgjedhur mobilizimin përmes rrjeteve sociale që të kërkojnë që nëpër kartëmonedha të shkruhet se “Kosova është Serbi”,.

Së fundmi, kësaj fushate iu është përgjigjur edhe Ivica Daciq derisa fotografitë e videot ku shihen kartëmonedha të ndryshme ku shkruan “Kosova është Serbi” janë shpërndarë me të madhe nëpër rrjete sociale.

Megjithëse në vend kanë reaguar edhe liderët, kosovarët kanë gjetur një mënyrë për t’iu kundërpërgjigjur këtyre profileve.

Image

Një numër i madh i kosovarëve kanë raportuar njërin nga profilet që ka bërë thirrje që kartëmonedhat të mbushen me mbishkrime të tilla.

Derisa raportimet drejtuar këtij profili kanë qenë të mëdha në numër, profili që ka më shumë se 16 mijë ndjekës është ankuar se vetëm këngëtarja e njohur kosovare me renome botërore nuk e ka raportuar ende.

Përmes një shkrimi thuhet se kanë pranuar mbi 600 mesazhe që nga mëngjesi, derisa kanë thënë se i ftojnë të vazhdojnë t’i shikojnë kartëmonedhat.

Qëllimi i serbëve është që t’i mbledhin 1 milionë kartëmonedha ku shkruhet se “Kosova është Serbi” dhe të njëjtat të qarkullojnë nëpër botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat