Vuçiq i hidhëruar në perëndimin për shkak të Kosovës dhe raportit të Këshillit të Evropës

Lajme

Vuçiq i hidhëruar në perëndimin për shkak të Kosovës dhe raportit të Këshillit të Evropës

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:50
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është aktualisht “ shumë i hidhëruar” në perëndimin dhe atë ëpr disa arsye kanë thënë për “Danas” përcjell “Bota Sot”, përfaqësues të rretheve diplomatike.

Sipas këtyre burimeve të gazetës Vuçiq dhe zyrtarët tjerë serbë fajësojnë Kuintin (ShBA, Brtianinë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë) si dhe BE-më që nuk kanë dëtyruar shqiptarët e Kosovës të heqin taksën në mallrat serbe, por nuk fshehin se nuk ju pëlqen as vlerësimi dhe kritika e BE-së në raportin për rrugën evropiane të Serbisë.

„Në këtë moment duket sikur Serbia i kthehet Rusisë, por a ështëky hap taktik dhe i përkohshëm i apo përcaktim i përhershëm mbetet të shihet, Por nuk duhet harruar se Beogradi zyrtar nuk do të ketë lehtë që të kthej shpinën perëndimit dhe të përqafoj Kremlinin sepse vende të caktuara perëndimore dhe anëtare të BE-së janë partner strategjik të Serbisë, për të cilën është me rëndësi ruajtja e këtyre raporteve me vendet perëndimore “, kanë thënë këto burime për “Danas”.

Diplomatët kanë theksuar se është indikative që Vuçiq publikisht ka deklaruar se “nuk ka pasur kohë” të takoj shefin e delegacionit të BE-së ambasadorin Sem Fabrici, me rastin e dorëzimit të raportit të KE-së për Serbi, ndërkohë që zyrtarët serbb kanë reaguar me zhurmë në atë dokument duke theksuar se përmban “vlerësime politike” jo reale.

Vuçiq ditë më parë ka shprehur dyshimin nëse do mbahet ose jo takimi në Paris për Ballkanin perëndimor kur pritet që tema e çështjes së Kosovës të jetë kryesore. Nga ana tjetër sipas burimeve diplomatike përkundër ashpërsimit të raporteve me Kuintin, Vuçiq “vështirë se do humb rastin” që të takoj liderët evropianë si kancelaria Merkel dhe presidenti francez Makron.

Presidenti serb ditë më parë ka takuar edhe kryesuesin e OSBE-së dhe ministrin sllovak Lajçak, me të cilin kanë biseduar për raportet mes dy vendeve dhe ka falënderuar Sllovakinë për mbështetjen që mos të njoh Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat