Vuçiq: Nuk takohem me Thaçin ne Bratisllavë, do të ankohem tek amerikanët për taksën

Lajme

Vuçiq: Nuk takohem me Thaçin ne Bratisllavë, do të ankohem tek amerikanët për taksën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:44
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se gjatë konferencës në “Globsec”, në Bratisllavë do të takohet me zëvendës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Ryker, dhe me zyrtarë të tjerë amerikanë, të cilëve do t’iu kërkojë ndihmë që Kosova të heq taksën 100 për qind.

Megjithatë Vuçiq ka shpjeguar se nuk do të takohet fare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili do të marrë pjesë në konferencën “Globsec” gjithashtu, shkruan rts.

Presidenti serb thotë se janë të gatshëm gjithmonë për dialog dhe kompromis për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“ Si të bisedojmë për zgjidhjen e problemit, kur dëgjon se ata dëshirojnë të krijojnë “Shqipërinë e Madhe’, nuk dëshirojnë të krijojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe edhe pse e kanë nënshkruar. Ndërkohë edhe reagimi i Bashkimit Evropian ka qenë shumë i butë’, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se është i zemëruar me BE-në, për faktin se kanë kaluar më shumë se gjashtë vite dhe nuk po implementohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarëdo që ata thojnë, prap se prapë janë në anën e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat