"Ajo që ekziston në Serbi është - ti Vuçiq je fajtor për të gjitha ", unë mbështes përcaktimin e kufirit me Kosovën

Lajme

"Ajo që ekziston në Serbi është - ti Vuçiq je fajtor për të gjitha ", unë mbështes përcaktimin e kufirit me Kosovën

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:06
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka përsëritur se angazhohet për përcaktim e kufirit me Kosovën duke vlerësuar se kjo është “absolutisht gjëja më e shëndosh për serbët dhe Serbinë . Unë jam për përcaktim e kufirit se nuk kam turp, por serbët janë kundër dhe unë kam kuptuar porosinë e tyre. Ne nuk jemi gati të dëgjojmë të vërtetën për Kosovën edhe pse të gjithë e dinë, nuk duan të pranojnë se ajo prek emocionet e tyre” ka thënë Vuçiq , shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Lidhur me mbledhjen e KS të OKB-së , Vuçiq ka thënë se KS është përherë i rëndësishëm për shkak të çështjes së statusit, por nuk mund zgjidhet asgjë në parim.

"Në parim në kuptimin politik Parisi është shumë më i rëndësishëm, nëse do mbahet? Bash se është më i rëndësishëm nuk di a do mbahet ", ka thënë ai.

A është raporti mes Makron dhe Merkel shkaku i kësaj , Vuçiq ka thënë se ata raportet e tyre i zgjidhin në mënyrën demokratike.

"Raporti është paksa më i keq për shkak të raportit lidhur me Manfred Veber, si kandidat për kryetar të këshillit të Evropës, që Merkel e do me çdo çmim, që nuk ka pajtimin e Makron por kjo nuk është nivelit të raporteve të dëmtuara ", tha Vuçiq.

Edhe Merkel edhe Makron, kanë qëllime të njëjta për Ballkanin , por në parim nuk po arrijnë të zgjedhin këtë problem. "Haradinaj sot në Berlin do tentoj të ofroj diçka nëse heq taksat në mënyrë që të bindin Serbinë në Paris të pranoj gjithçka ", tha Vuçiq.

A do thotë kjo se për këtë mund të mos merrni pjesë është pyetur nga gazetarët, Vuçiq tha: "Doni të thoni se unë jam fajtor në cilëndo rrethanë? A nuk ka qenë gjithë kështu? Çka të bëjë tash? A keni ndonjë zgjidhje? Unë nuk kam. Unë kam zgjidhje të sillem në interesin më të mirë të popullit dhe vendit ", tha ai.

Si matet interesi i popullit serb është mirë a keq, nëse Parisi është aq me rëndësi, që cilado palë të të jetë e qartë, Vuçiq ka thënë se “nuk është i qartë në asgjë përveç s bisedon me dike që nuk lejon qarkullimin e lirë të mallrave. "Cila është tema për të cilën do bisedohet ? Po them jemi në situatën më të rëndë, por pyes çfarë të bëjmë. Nuk jam magjistar, jam president vendi. Çka doni që unë të bëjë? Më thoni, propozoni?",tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse Evropa nuk do të merret me ne për shkak problemeve të saj, Vuçiq ka thënë se ne asaj i jemi “si guri në këpucë ". "Por kam pyetje më të rëndësishme, çka të bëjë dhe nuk ka përgjigje askush. Ajo që ekziston është se në Serbi – thonë ti je fajtor për të gjitha. Të gjithë këta ekspertë i pyes cila është ideja e tyre. Nuk kam dëgjuar cila është ideja vetëm si shesin mend ", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat