Turisti gati të mbytej me ushqim, shihni si e shpëtoi i zoti i lokalit

Lajme

Turisti gati të mbytej me ushqim, shihni si e shpëtoi i zoti i lokalit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:39
Pamje nga video

Një kafshatë e kaluar shtrembër bëri që një turist të rrezikojë që të mbytej.

Ngjarja ndodhi teksa turisti ishte i ulur në një tavernë në Hania, në ishullin grek të Kretës.

Teksa po darkonte me një vajzë, turisti nisi që të kollitej dhe të plas dorën në kraharor, gjithnjë e më dukshëm, duke u ngritur në këmbë pasi me zor mbushej me frymë.

Në ndihmë të tij erdhi i zoti i lokalit, Vasilis Patelakis, i cili praktikoi ndaj klientit stilin Heimlich, duke e shpëtuar.

Bëhet fjalë për një teknikë të ndihmës së shpejtë, për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat